top of page

Një tufë me lirika


NJë tufë me lirika


Nga Përparim Hysi


1. TI Ti je e freskët si një lule në ujë Dhe,kur qesh, të heqë vite nga supet Kushdo që të sheh,bëhet pak rrëmujë Se nuk i përballon dëshirat a vrullet. Ndonjëherë, më dukesh si një"lule që ecën" Se një lule e tillë nuk rritet në saksi Ndaj më kap një mall i kahershëm Sa herë që të shoh me sy. Them,vallë mos ke ardhur nga një planet tjetër Se mahnitet me ty kushdo që të shehë O plaça unë që jam i vjetër! Dhe shkaku kuptohet,përse?


2. Mahnitje A kini parë petale të rralla trëndafilash Nga ato që çelen,para kohe, në mars? Pashë fytyrën tënde ornisur stolirash Dhe, nga i mërzitur, mbushem me gas. Si mos kesh gas nga një fytyrë-xham Ku dora ka vepruar me finesë? Të shoh dhe copa imixhan Se kërkoj nga ti një "audiencë". "Audienca" bëhet si qëllim Që të sodisë me nge atë fytyrë I mahnitur jam, i drobitur shpirti im Për atë fytyrë si pasqyrë.


3. Pa titull Mbi ballin e bukur, dy krela të zeza Unë po jam turbull nga ngjyrat e ndezura Trupi yt i derdhur, bërë me"porosi" Pale gjiri i hedhur që ma bën me sy, Seç ma bën me sy,se ka dalë çipllak Dua gjirin ta"pi", jam i"etur" pak. Jam i "etur" pak dhe zë"pi" sa "dehem" Sado s'jam çunak, mu tek këmbët"shkrehem"


4. I shoh I shoh gjinjtë e"rritur" që me thithkat përpjetë shpojnë këmishën Dhe,sado kokëthinjur, më ndezin , si kaherë,dëshirën T'i zë me dorë ata gjinj si të jenë bostanë (pjekur a papjekur) Nga mosha bëhem"kërthinj" dhe marrë përpjekur. Ti më ndjek me sy dhe hiqesh sikur nuk ke punë me mua Po mirë ama e di që po të shoh dhe çfarë dua Dhe"ideferente" zbërthen një komçë si me terezi Tani unë e humba fare pusullën (se nuk kam se si?)


5. Si një dritë Si një dritë që ndriçon shpirtin Është buzëqeshja jote Më gëzon mua të gjithin Duket gëzimplote. Kjo buzëqeshje si flladitje Që vjen e më freskon Se më heq çdo mërzitje ILAÇ që shëron. Kam nevojë për këtë"ILAÇ" Në kohë pandemie Se i thotë mërzitjes"plaç" O moj mikja ime!


6. Ndrydhja e këmbës Për X... Një mikja ime ndrydhi këmbën Pse dhëmb kjo këmba ime? Më duket unë e vuaj"gjëmën" Ta dish, o mikja ime! Se plaga juaj më dhëmb dhe mua Se si mund të ndihem ndryshe? Ti e di që unë të dua Pa si e pa qyshe? Ta ndiej dhëmbjen që nga larg Regëtimat "ah" dhe "oh" Se bashkë e kemi atë plagë Besoje një që të do.


7. Nuk jam Shenjtor! Kurrë nuk kam thënë që jam"SHENJTOR" Si çdo i gjallë,mund të bie në mëkat Kalon një nga ato, të"bëra me dorë" Dhe ,sakaq, më pushtuan"djajtë". U turra pas saj me neps Siç bëja,dikur, djalërisë Sado që është paksa "punë me spec" Tani në vërsë të pleqërisë. U sula dhe e kërkova në"mejdan" Sikur ajo të kish dalë për sfllatë Tak-fap u ktheva në shejtan Dhe rashë me të në"mëkat" 8.Kur të"zë" dashuria A e kini vënë re,kur të "zë" dashuria? Të duket sikur një llampë të ndizet në shpirt Dhe aq e bukur të duket gjithësia Sa gjithçka rreth e rrotull noton në dritë. Rruga ku ecën të duket tjetër Njerëzit, të gjithë, të qeshur e të gëzuar Vetja të duket i ri,sado goxha i vjetër Se dashuria të ka pushtuar. Dhe dashuria për moshë nuk pyet Është si gripi:pleqtë i mundon më shumë! Ç'them, është provuar në jetë Dhe një"nga viktimat" mund të jem dhe unë. 9."Moralisti" Erdhe dhe mbajte një"leksion me virtute" Se gjasme ke"lincecë" për të mbrojur morai Unë e njoh të kaluarën tuaj mbushur turpe Sado ke ndërrur lëkurë,"Moralist", je safi djall. Bashkëshorten e ndave veç për karrierë Se ajo e para,"nuk na kishte arsim" Nuk ke cipë në ballë dhe asnjë fije nder "Moralist", je përçmim!


10.Një femër Një femër që kam përbri Me sy më turbullon Më ngetë si të jem "kalëdori" Dhe frerin ma shtrëngon. Bëj unë të marrë revan Por fhsikulla mbi kurriz Mezalla synë nuk ma ndan Kurrizin "fshikulla" ma ujdis. "Lodhem" unë, s'lodhet ajo Se kohën e ka me pashë Ç'më gjeti mua që obobo! Si thoni? Të bërtas? Tani dorëzohem (ramë në ujdi) E ndreqëm ne,sakaq, Pa zëmë e bëjmë dashuri Ujdia na kënaq.


Tiranë, 28 prill 2021

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page