top of page

Një simbolikë si e filmit „Babai që lëviz malet„

Updated: Apr 27, 2023


Një simbolikë si e filmit „Babai që lëviz malet

(Në respekt të përkuhstimit të Daman Sinanit për të birin e tij Dion, që shfaqet kampion… edhe në Itali)


Fatmir Terziu


Kohë më parë kam ndjekur filmin „Babai që lëviz malet„ (The Father Who Moves Mountains) dhe gjithë kohës më ka shkuar mendja tek një bisedë me mikun tim elbasanas, Daman Sinani, që më thoshte „do të shkul malet për këtë djalë“. Më tej në ndjesinë time kam pyetur gjithnjë më pas veten a është në atë film babai që lëviz malet i bazuar në një histori të vërtetë? Cili është komploti i Babait që lëviz malet? Po në rastin e Damanit përse kjo thënie me një ton kaq të sinqertë, por tejet të dedikuar?

Ajo që gjen tek filmi është një peizazh i pafalshëm i kushteve të stuhive, shtigjeve të akullta, pllajave të pafundme akullnajore dhe një ekip shpëtimi malor që bën çfarë mundet, por humbet shpresën për të gjetur dikë, dhe në atë rast del Babai, ai që shkund gjithë pasurinë e tij për të gjetur djalin. Tek kafeja dhe impulsi prindëror i Damanit është krejt ndryshe, por gjashëm, në një linjë që ai gjithnjë bën të pamundurën për këtë djalosh talent dhe bukurosh në rritje e sipër. Ka shumë gjëra në këtë pikë, por le të marrim si referim këtë më të fundit.


Ky djalosh bukurosh, është pjesëtar i ekipit U_11 në futboll. Ditët e fundit ai me ekipin e tij mori pjesë në një Kampionat Ndërkombëtar në Itali. Me moshën e 11 vjeçarëve, ekipi i tij doli në finale me Rexhinën e Italisë. E në këtë udhëtim është natyrisht mes fitimtarëve dhe Dioni. E në udhë të tij natyrshëm vetë Damani. Ai është që në moshën 6 vjeçare me të e pas tij. Në diell e në shi, në të ftojhtë e në vapë, ata të dy janë bashkë. Janë në të gjitha ndeshjet nga veriu në jug, edhe atje ku ngrhen kupa nga duart e Dionit. E ai është më shumë se një bir për Damanin! Ndaj ajo që thotë ai nuk është thjesht fjalë. Është një bekim dhe një mishërim veprash për talentin në rritje për këtë djalë. Natyrisht sikurse shprehet vetë Damani: është Hallall!

E në këtë mes edhe një falenderim për trajnerët e tij Merxha, Marsid, dhe Mandi, po aq dhe për të gjithë ata që i bëjnë të gëzuar këta talentë të rrinj, e këta baballarë si Damani që shkulin malet për të ecur përpara bijtë e tyre. Se baballarë të tillë çfarë u dëshiron mendja dhe zemra ua bëjnë dhuratë fëmijëve, si diamante suksesi para syve. Nëse kjo do të ndodhte gjithëmonë në fushë ku ka talente, ku ka shpresa menjëherë do të vinte dhe kthesa. Kthesa që do të na bënte të gjithëve sikurse ndjehemi krenarë që kemi të tillë talentë dhe të tillë baballarë.

Për filmin në fjalë shkrimtari dhe regjisori Daniel Sandu vizatoi në raportet e lajmeve të vitit 2009 për një tentativë shpëtimi në malet Karpate të Rumanisë, ku një burrë vetëfinancoi përpjekjet e mëtejshme pasi kërkimi zyrtar u ndërpre, për të treguar historinë e tij për një baba që shkon në ekstreme për të gjetur të tijin, djalin e humbur. Në The Father Who Moves Mountains, shumë gjëra përfundojnë dhe lakohen edhe në mjegullën e arrogancës dhe natyrës ndryshe, ndërsa në realitetin e Babait Daman, dhe djalit Dion ka një shkëlqim dhe një dëshirrë brilante që triunfon dhe fiton.




71 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page