top of page

Një rilindje narrative e Sejdi Berishës tek ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”


Një rilindje narrative e Sejdi Berishës tek ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:

Prof. Dr. FatmirTerziu

“… “pa’ vendlindje” shkon përtej Njeriut. Përtej fjalës. Përtej shkrimit. Përtej autobiografisë. Është një preambulë që ushqehet me vetë lidhjen e Njeriut. Njeriut që lind për të mos vdekur. Njeriut që mbetet në jetë. Njeriut që lë pas një vepër të vërtetë. Njeriut që penën dhe letrën i ka një provë, një buqetë, një shigjetë për të etiketuar dhe drejtuar rrugëtimin dhe modelin e vet, tek brezat anembanë, në këtë jetë. Edhe pse ky “Njeriu” ende vazhdon të jetë kryefjalë jete dhe shkrimi në Pejë, është një arsye më shumë në këtë dilemë. Tek e gjitha është e vërteta, është vetë jeta. “Jeta e përshkruar që nga lindja e tij në shtëpinë e dajës në fshatin Lëbushë, komuna e Deçanit, rritja me skamje të papërballueshme me babanë e nënën, katër motra, si çipçi duke punuar toka të huaja sa në Shaptej e Carrabreg të Deçanit, falë një krahu pune të babait Bajramit, udhërrëfyesit të jetës së mëvonshme familjare…” Të gjitha janë “skena sa të dhimbshme, aq trishtuese për një moshë fëmijërore.” Janë arsyet e një proze të shkëlqyer, një narrativi që vjen nga një shkrimtar model në sojin e vet, nga ai që nuk preferoi dhe nuk preferon të gjendet si një elektron i shpërfillur mbi fisha, por si një Njeriu, edhe jashtë nocionit vendlindje të përballet mejetën si “bisha”, ai pra penëarti Sejdi Berisha. Dhe ai e di se të gjitha janë peripeci jete. “Të gjitha këto peripeci jete, i ngjasojnë shkrimtarit me famë botërore, Sergej Jeseninit, të cilin, mosdurimi e ka dërguar në flijim të jetës, si një poet bohem por i përmasave botërore”, jo më kot do të shprehej miku i tij i letrave, Tahir Bezhani.

Vetë jeta ka një kumt. Vetë gjuha ka një kulm. Vetë hapësira ku lëvrohen të dyja ka një diskurs. E në këtë diskurs është ndersur si një proofil model jeta dhe e vërteta e romanit autobiografik ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha. Narrativi i shkrimtarit Berisha është tashmë një jetë që lundron e fundoset, që ngrihet e përjetohet, që bëhet e pavdekshme në krahët e sirenave të një deti plot dallgë, suferrina e plot marrëzi të tjera, eh, si ato që vijnë jo thjesht nga jeta, por si ato që nga e vërta vetëm stili dhe narrativi i Berishës i bën perla. Edhe kur kjo anije po fundoset në një det jete të tillë, Ai është gjithnjë duke lundruar mbi kusuret e jetës, lundrues në krahët e sirenave. Edhe kur kjo anije po fundoset në një det jete të dualdhimbshme familjare, edhe kur kjo anije po fundoset, narrativi i tij na tregon se të gjithë ne po lundrojmë drejt tokës ashtu sikurse duhet të ejmi lundrues në krahët e sirenave.

E sot, ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje” na shpie lundrimthi mrekullisht mes kësaj jete plot dhimbje në një qytet me erë… e Qyteti me erë na sjell në tërë këtë diskurs për të na rrëfyer dhe një herë se jeta e shkrimtarit është e pavdekshme, është një rendje pa mëditje, edhe pse mbetet ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:

Sa e vetmuar vetmia e ul këtë qytet në Lumbardh

zbrazëtirë në një breg të ngathët të një lumi

një lindak i harruar në një tokë të malluar

në pritje të një shpëtuesi për mëkatet e qytetit

ky qytet dridhet në mes të lajmit të ftohtë të koronavirusit

Ky qytet i shkretë është ngrirë nën trazirat e korrupsionit

dhe njerëzit janë mbytur në një det me lakun e ikjeve

fëmijët e këtij qyteti kanë mbyllur sytë

para se sytë e tyre të hapen për të parë dritën

udhët janë shpërngulur në burg për mikrobet e tyre

ky qytet po paguan një çmim të rëndë për mëkatet e njerëzve të tij

ky qytet është i autorit …”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”:

duket se ky qytet nuk do të jetë kurrë siç ishte dikur

megjithëse themelet e ditëve antike ende qëndrojnë

arkitektura e atyre që presin dhe mbajnë gjallë mikpritjen…

Dhe nga jashtë, qyteti i bukur mbetet, i pavdekshëm…

I pavdekshëm në ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”. I pavdekshëm në një rilindje të tillë të mrekullueshme narrative. E fundja ku mund ta vesh në dyshim këtë rilindje, kur ajo vjen nga dora dhe mendja e urtakut të penës narrative. Nuk është thjesht ”Njeriu ‘pa’ Vendlindje”, por rilindje narrative… E them këtë me plot bindje!

80 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page