top of page

Një “replikë”me z. R.Osmani, E. Ymeri, V. Haxhiraj , F. Dahri etj.


Një “replikë”me z. R.Osmani, E. Ymeri, V. Haxhiraj , F. Dahri etj.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Fillimisht pershendes Z. Terziu dhe revistën “Fjala e Lirë” dhe "Albanian Post" në print, të cilat më dhane mundësinë që të njoh personalitetet tuaja të larta intelektuale, shkencore, letrare, opinione, studime, mendime dhe analiza dhe sidomos libra me vlera të një rëndësie të jashtëzakonshme dhe aq të domosdoshme për shqiptarët sot, pasi një gjë e tillë është pothuiajse e pamundur që të botohen në shumicën e mediave politike dhe të korruptuara të Tiranës.

Titullin shkrimit ia vendosa “Një replikë…”, pasi lexuesit shqiptare fatlkeqësisht kanë “ dëshirë” dhe interesohen më shumë kur ka debate dhe kundërshti edhe kundër individëve që janë vetëvetja dhe që janë kompetentë e që promovojnë vlera të mëdha.

Mora shkak per kete shkrim nga komenti Z. Resmi Osmani mbi shkrimin tim “Lexoni leksionet e Profesor Eshref Ymeri” ku z. Osman ndër të tjera thotë se:

Çeshtja eshte ku thuhen, sa lexohen, sa degjohen dhe mbahen parasysh ne ndertimin e politikave kombetare.Mungojne forumet opinion berese dhe paraqitja e tyre institucioneve shteterore te cilat ndertojne politikat afatshkurtera e afatgjata.Pare ne kete kendveshtrim, fjala dhe zeri i burrave te ditur dhe te perkushtuar mbetet si ze ne shkretetiren e shurdherise dhe memecllekut te politikberjes zyrtare”.

Me këto fjalë të mëdha dhe të vërteta Z. Osmani thotë aq shumë sa pothuajse edhe gjithcka, pasi në Shqipëri nuk lexohen dhe as nuk dëgjohen akademiket, intelektualët e vërtetë dhe nuk flet kompetenca dhe as nuk respektohet ajo.

Gjithcka është e lidhur në shërbin dhe nën sundimin e politikës, servilizmit dhe interesave të ngushta dhe të injorancës. Forumet apo emisionet e opinistëve dhe të analistëve nëpër mediat e Tiranës janë tërësisht avokatë që reklamojnë e promovojnë injorancën politike dhe ka pak ose aspak hapësirë për talentin, dhuntitë, kompetencën dhe aspak për patriotizmin real.

Falë teknologjisë së internetit të nderuar zotërinj Osmani, Ymeri, Haxhiraj, Dahri si dhe të tjerë mundemi të njohim njëri-tjetrin; të mësojmë gjëra me vlera prej Jush, si dhe Ju falenderoj për atë kontributin e madh tuaj në të mirë dhe në shërbim të lexuesve shqiptarë dhe të interesit kombëtar. Unë me këtë shkrim të shkurtër vendosa që t’ju uroj suksese në punën tuaj shkencore, akademike, letrare e patriotike pasi veprat, shkrimet dhe krijimet Tuaja, ato nuk kanë nevojë për komente sepse janë vetë komente dhe studime të thella analitike me argumente, fakte reale historike të cilat kanë vlera të larta njohëse dhe edukative letrare, artistike e patriotike. .

74 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page