top of page

Një mësues këndon për mësuesit


Një mësues këndon për mësuesët

(cikël për DITËN E MËSUESIT)


Nga Përparim Hysi


1. Mësuesëve të mi In memoriam,DHOKSI dhe SOTIR MEÇO * Ju kam dashur dhe ju dua dhe tani Ju mësues SOTIRi dhe mësues DHOKSI! Nëse nuk shkrova më parë ndonjë vjershë Kisha frikë nga vargjet (mos mbesja në vjeshtë!!!) Por kurrë nuk ju harroj,se më morët në krah SE qeshë i vogël:vetëm pesë vjeç e ca... Si mëmë mësuese Dhoksia,Sotiri si at, Ndaj me mall,për ju është ky varg, Sado jam i moshuar dhe disa herë gjysh Unë vazhdoj t'ju dua,pa si e pa qysh? Jini ndarë nga jeta,por ju kujtoj përherë Ju kam dashur dhe ju dua,o mësues me vlerë. 2. Mustafa GREBLLESHI * (1922-1986) Ende pa vënë brisk në faqe,ti u shfaqe si kometë Memli yt me Margaritën,një Romeu,tjetra Zhuljetë. ** Një"Greminë dashurie" që më mbushi me aq lot Dhe tani prag pleqërie, të kujtoj dhe s'harroj dot. Diktatura lëmoi kosën,tek një ENGJËLL pa rrezik Kam qarë kur të burgosën, sikur humba unë një mik

Qe mësues diku në Fier dhe pas Fierit në Berat Fjala jote qe mjaltë-sheqer,në kujtesë ti mbete gjatë. Dhe mandej kalvari i gjatë:pompë e bojës mbi kurriz Por ti mbete zemërmjaltë,se nga"genet" ishe FIS! DHe mes mureve lyer me bojë,mes gëlqeres e zhavorit Ti seç mbushe një "Album..." me TUT HUQËT e humorit *** Si bekim Perëndie,duron jetën plot andralla Plot me"hurma Arabie" na gostite me përralla. Mjerisht,mik,të vranë në gjumë(e trishtë qe për ty kjo jetë) Ike si të kishe punë dhe na le"Njëmijë e një net". * e kujtoj me shumë mall.Nga Mustafa Greblleshi u bëra shkrimtar. **personazh të"Gremina e dashurisë". ***Albumi i një bojaxhiu

3. Sofie Meços * Ti ishe aq e shpejtë,ashtu siç është era Ndaj u shpalle"MJESHTRE" e para ndër femra. SA herë qe kampione, sa herë e para dole E bukur, e thjeshtë,s'u mbajte as fole. E bukur si dritë,buzëqeshja në buzë Si një fshat i bukur që s'do kallaus! Tërë jetën e jetës mbete veç"ushtare" Sado nga meritat,ishe"gjenerale" Për sportin dhe mësuese,punove një jetë Si"piketë vlerësuse": asgjë në kuletë! Një mal me fitore,gjithmonë qe e para Të duam SOFIE MEÇO, moj zemërbardha.

* jeton në Fier,është 88-vjeç. Mjeshtre Sporti, e para nga femrat Shqiptare. 4. Profesore VJOLLCA OMARI * (1927-2015) Tek marrë penën që të shkruaj,të kujtoj dhe mbushem mall Sado gjysh,por edhe qaj,(do m'i falnit lotët,vallë?) Dua ta them me fjalë e shkrime,se ç'ke qenë për mua vërtet Unë të ruaj në zemrën time( s'jam piktor të bëj portret) Nëse shkruaj unë për ATË,ju ta dini: e ka hak! SE punoi si"film pa zë",në një kohë për të:farmak! Nëpërkëmbej punë e saj,s'kish dafina,por veç gjemba Dhe sado që s'qe kollaj,për çdo nxnës a s'qe NËNA? Vinte zemrën mu në punë dhe punnonte si sahat Por regjimi qe"përçudë" dhe shihte me"inat" Dhe për nxënësit linte kokën (a nuk bën kështu një NËNË?) E sfidonte kështu "kohën",ajo kohë për të qe gjëmë. Dhe punoi katër dekada, mos ju duket vallë,pak? As vlerësim,as dekorata ( as mendohej:s'i ka hak!!!) Brymë e kohës nëpër vite,seç e thinji dalëngadalë Dhe për mua që ishe shpirte,pse më bie ky lot ,vallë? * më 5 mars 2008,BASHKIA e FIERIT,duke vlerësuar punën me aq përkushtim,e shpalli"Krenaria e Fierit. Ka dhe një përkim për lexuesit:Profesorja ime,Vjollca Omari është motra e Mustafa Greblleshit. 5. Uh,Profesori! Për nxënësit e mi Si një britmë e madhe gëzimi dhe habie.

-Uh,Profesori, ushtoi... Prekem nga malli dhe prej nostalgjie Për çdo 7 mars,sa herë që e kujtoj. Kishin zbritur atë 7 mars në qytet Një grup vajzash ,ish-nxnëse të shkollës së mesme Oshtima mbuloi tërë sheshin dhe mua vet Që edhe sot që shkruaj,jam prekur prej mbrese. -Uh,Profesori.bërtitën njëzëri DHe erdhën e më pushtuan si kala Ah,se si u bëra unë, i tëri Më puthnin pa u ndarë,pa pra.. Çlironin të gjitha gëzim Gëzim të pastër e plot dashuri Nuk pyesnin dhe nuk kishin asnjë paragjykim Që në mes të qytetit të puthnin një të ri. SE nuk ndodh kund në qytet Që vajza me këmbë në yzengji Të puthnin lirshëm pa e patur për tetë Kështu të gjitha si "koloni". Po puthjet ishin krejt të çilrta Dhe nuk pyesnin as për rregull e moral Ato puthje për mua qenë të"florinjta" Ndaj i kujtoj dhe shkruaj me shumë mall. Tiranë, 6 mars 2023

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page