top of page

Një monument letrar

Updated: Jun 13, 2023


Qasje


Një monument letrar për krijimarinë dhe për krijuesit shqiptarë në Suedi


Prof. Dr. Fatmir Terziu:“Influenca diskursive të krijimtarisë shqiptare në Suedi”, studim, first published in the UK in 2023 by ACPE.


Studimi “Influenca diskursive të krijimtarisë shqiptare në Suedi” i prof. dr. Fatmir Terziut është një prurje e re e arrirë dhe e veçantë në fushën e studimeve letrare.

Ky studim, i pari i këtij lloji është dhuratë nga më të çmuarat, që i bëhet gjithë komunitetit shqiptarë, veçanërisht krijimtarisë së gjithë krijuesve letrar në Suedi, por e më gjërë.

Ky studim për krijimtarinë dhe për krijuesit shqiptar në Suedi është i një rëndësie tepër të veçantë, ngase është bërë me kompetencë të lartë shkencore dhe nga një studiues i mirëfilltë Prof. Dr Fatmir Terziu, i cili është nga të parët studiues që në mënyrë kaq serioze trajton vlerat letrare që sjell letërsia shqiptare, e cila krijohet në diasporë, konkretisht në Suedi. Prandaj studimin si të tillë dhe botimin e tij në një vëllim të veçantë, unë personalisht e vlerësoj si një nga ngjarjet e një rëndësie tepër të veçantë kulturore e historike. Ngase prezentimi i këtij studimi u bë në festivalin e dymbëdhjetë “Sofra poetike” në Borås më 3 qershor dhe më 5 qershor në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “ Ura” në Uddevalla, që u mbajt në vigjilie të 500 vjetorit të themelimit të Suedisë si shtet dhe për nder të ditës kombëtare të Suedisë 6 qershorit. Për këtë arsye, konsideroj unë, ky studim dhe përurimi i tij merrë edhe një dimension tjetër të një rëndësie të veçantë dhe vjen si një mirënjohje, nga më të lartat, ndaj vlerave njerëzore, kulturore e letrare që krijohen në Suedi, qoftë nga vendasit qoftë edhe nga krijuesit shqiptarë që jetojnë, veprojnë e krijojnë këtu. Prezentimi i këtij studimi të veçantë në këto rrethana i jep edhe më shumë kuptimësi gjithë aktivitetit letrar e kulturor të këtyre ditëve dhe e nderon në mënyrën më të mirë komnitetin shqiptarë dhe miqët e tij suedez duke i pasqyruar denjësisht e me shumë kompetencë prej studiuesi gjithë vlerat, punën dhe angazhimin e intelektualëve shqiptarë, krijuesëve letërar e artistisk, qoftë si individ, qoftë si kommunitet, edhe në raport me vlerat që krijohen në atdhe dhe me ato vlera që krijohen, vlerësohen e lartësohen në Suedi.


Momente nga prezentimi i studimit Influenca diskursive të krijimtarisë shqiptare në Suedi” në Festivalin Ndërkombëtarë të Poezisë “Ura” në Uddevalla të Suedisë më 5.6.2023.

Këta krijues letrar me krijimtarinë e tyre, me fjalën e tyre artistike, me punën dhe me kontributin e tyre janë bërë edhe ura të qëndrueshme miqësie mes letërsish, mes kulturash, mes gjuhësh e mes popujsh. Kështu pra, në studimi “Influenca diskursive të krijimtarisë shqiptare në Suedi” i prof. Dr. Fatmir Terziut i trajton, shqyrton e analizon këto dhe shumë aspekte tjera të kriimtarisë letrare e artistike të krijuesëve shqiptarë; qofshin ata poet, shkrimtar, historian, eseistë a gazetar, të cilët punuan, vepruan e krijuan më heret dhe kryesisht të atyre që punojnë, veprojnë e krijojnë në ditët tona në Suedi. Krijimtaria dhe kontributi i tyre analizohet dhe pasqyrohet më mirë se kudo tjetër në këtë studim të thukët, të bërë me kompetencë e ndjesi prej një shkenctari, analisti, studiuesi dhe krijuesi të përkushtuar dhe me shumë eksperiencë. Falenderime të përzemërta prof. dr Fatmir Terziu që na nderove neve, komunitetin krijues e letrar shqiptar këtu në Suedi, duke mos i harruar as ata që vepruan më heret. Por duke mos i harruar edhe përkrahësit krijues letrar a përkthyes miqët e krijuesit vendas të më hershën dhe ata që veprojnë e krijojnë sot. Pra ky studimi u bën nder edhe miqëve tanë të shumtë krijues suedez që vazhdimisht kanë qenë dhe janë një ndihmë e madhe për për krijuesit shqiptarë këtu dhe më gjërë. Gjithësesi nderin që u bën krijuesëve shqiptarë dhe krijimtarisë së tyre në Suedi do ta përjetojnë edhe miqët krijues vendas, aqë më tepër kur ky studim shumë shpejtë do të përkthehet e botohet pos në gjuhën angleze edhe në gjuhën suedeze.


Çaste nga ndarja e Çmimit më të lartë vjetor “Pena e artë e Migjenit” Prof. Dr. Fatmir Terziu dhe Rizah Sheqiri

I nderuari Prof. Dr Fatmir Terziu juve ju uroj shëndet e shumë suksese të reja në punë e në jetë, ndërsa studimit tuaj “Influenca diskursive të krijimtarisë shqiptare në Suedi” sa më shumë lexim, analizë e shqyrtim nga lexues, krijues e studiues. Studimi juaj uroj që të jetë edhe një bazament i fortë dhe pikë e denjë referimi për studiues të sotshëm e të ardhshëm!

Respekt e falenderime për punën tuaj të çmuar dhe urime të përzemërta edhe shumë e shumë suksese të reja në fushën e krijimtarisë dhe në fushën e studimeve letrare!

Suedi, qershor 2023


Rizah Sheqiri








A literary monument for creativity and for Albanian creators in Sweden


By Rizah Sheqiri


Prof. Dr. Fatmir Terziu: "Discursive influence of Albanian creativity in Sweden", study, first published in the UK in 2023 by ACPE.


The study "Discursive influence of Albanian creativity in Sweden" by Prof. Dr. Fatmir Terziu is an accomplished and special new trend in the field of literary studies.

This study, the first of its kind, is one of the most precious gifts given to the entire Albanian community, especially to the creativity of all literary creators in Sweden, but the wider one.

This study on creativity and Albanian creators in Sweden is of a very special importance because it was done with high scientific competence and by a genuine researcher Prof. Dr. Fatmir Terziu, who is one of the first researchers who so seriously deals with the literary values brought by Albanian literature, which is created in the diaspora, specifically in Sweden. Therefore, the study as such and its publication in a special volume, I personally appreciate as one of the events of a very special cultural and historical importance. Because the presentation of this study was made at the twelfth festival "Poetic Table" in Borås on June 3 and on June 5 at the International Poetry Festival "Bridge" in Uddevalla, which was held on the eve of the 500th anniversary of the founding of Sweden as a state and in honour of Sweden's national day on June 6. For this reason, I consider, this study and its inauguration take on another dimension of special importance and comes as a gratitude, from the highest, to the human, cultural and literary values that are created in Sweden, either by the locals or also from Albanian creators who live, act and create here. The presentation of this special study in these circumstances gives even more meaning to all the literary and cultural activity of these days and honours the Albanian community and its Swedish friends in the best way, reflecting the researcher's values with dignity and competence. , the work and engagement of Albanian intellectuals, literary and artistic creators, whether as individuals or as a community, also in relation to the values that are created in the homeland and those values that are created, appreciated and exalted in Sweden.

Moments from the presentation of the study "Discursive influence of Albanian creativity in Sweden" at the International Poetry Festival "Bridge" in Uddevalla, Sweden on 5.6.2023.

These literary creators, with their creativity, with their artistic speech, with their work and with their contribution, have also become stable bridges of friendship between literatures, between cultures, between languages and between peoples. Thus, in the study "Discursive influence of Albanian creativity in Sweden" by Prof. Dr. Fatmir Terziu treats, examines, and analyses these and many other aspects of the literary and artistic creativity of Albanian creators; be they poets, writers, historians, essayists, or journalists, who worked, acted and created earlier and mainly of those who work, act and create nowadays in Sweden. Their creativity and contribution is analysed and reflected better than anywhere else in this comprehensive study, done with competence and feeling by a dedicated and highly experienced scientist, analyst, researcher and creator. Heartfelt thanks prof. Dr. Fatmir Terziu for honouring us, the Albanian creative and literary community here in Sweden, not forgetting those who acted earlier. But not forgetting the creative literary supporters or translators, the friends of the local creator in the past and those who act and create today. So, this study honours our many creative Swedish friends who have always been and are a great help to Albanian creators here and beyond. However, the honour that is given to Albanian creators and their creativity in Sweden will also be experienced by local creative friends, so that this study will be translated and published not only in English but also in Swedish.

Honourable Prof. Dr. Fatmir Terziu, I wish your health and many new successes in work and life, while your study "Discursive influence of Albanian creativity in Sweden" as much as possible reading, analysis and review by readers, creators, and researchers. I hope that your study will be a solid foundation and a worthy point of reference for todays and future researchers!

Respect and thanks for your precious work and hearty congratulations and many, many new successes in the field of creativity and in the field of literary studies!


Sweden, June 2023


Rizah Sheqiri




Moments from the awarding of the highest annual award "Golden pen of Migjeni" Prof. Dr. Fatmir Terziu and Rizah Sheqiri







76 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page