top of page

Një “libër” për pesimistët, po aq dhe për optimistët


Një “libër” për pesimistët, po aq dhe për optimistët

Dr Fatmir Terziu


Një biznesmen shqiptar, i suksesshëm i fushës së ndërtimit në Britaninë e Madhe, me një edukim të lartë në Atdhe, krejt papritur, më pyeti para disa kohësh, se cilin libër duhet t’i rekomandoja për të lexuar një miku që ishte në depresion, ose në kondita të tilla të ngjashme, pasi ishte bërë mjaft pesimist për të sotmen, dhe madje as nuk mendonte më për të ardhmen e tij. Biznesmeni, është mjaft inteligjent, dhe mënyra se si e realizoi pyetjen ishte mjaft inteligjente me një pyetje po aq inteligjente. Unë ndalova menjëherë ti përgjigjem pyetjes së tij, ti jepja një të mundshme të duhur, sikur kjo të ishte kështu kaq thjesht, dhe të kisha ndaluar ti jepja atij, pra biznesmenit, nëse unë dhe ai do ta pinim duhanin, një fije shkrepëse ose çakmak për të bërë detyrën në një thithje të rastit “pesimist” të cigares.

Dhe pastaj, po aq papritur, unë e gjeta veten time të “konfrontuar” me termin “lexim dhe lexues” duke u ballafaquar me një “humnerë” që është hapur në mes të kohës së tanishme dhe kohës që më kujtohet gjallërisht si të vrullshme për atë togfjalësh, po aq sa dhe për pyetjen e biznesmenit. Në heshtje unë u sforcova të pyes vetveten së pari me një pyetje të thjeshtë: “Çfarë është, për ti thënë një pesimisti të ri, në dallim nga një e thënë një pesimisti të vjetër?” I di më shumë rreth një pesimisti të vjetër. E kam parë atë të tkurret e të bymehet. E kam parë atë të gjallë e të vdekur.

Unë e di se kjo çështje nuk është më për-ditësi rrëfimesh, sikurse shkrimtari Naum Priftika thënë se fryti i jetës është pluhur, apo sikurse Et’hem Haxhiademika thënë shumë më tepër, se me të vërtetë nuk është një gëzim i njëjtë me atë që të jep Bota me atë se si ajo ta heq nga vetja. Unë di vetëm kaq, shkurt dhe saktë: ka pasur mjaft herë ndonjë sasi të pesimizmit, dhe ka ende pesimizëm sot, ashtu sikurse kishte dhe në periudhën në të cilën fillova për të shkruar, por pesimizmi është arsye tjetër. Por, fakti që unë kam filluar të shkruaj për këtë temë, natyrisht, do të përdoret si një tjetër argument në anën e pesimistit.

Megjithatë, këtu është një çështje e vërtetë, e thënë diku, por e përfshirë vetëm si memorje. Kur unë isha një djalosh, bota ishte realisht e ndarë në mjaft mënyra, sidomos në vendlindje, dhe kishte veç të tjerave dhe atëherë mjaft pesimistë dhe optimistë. Asnjëri prej dy termave nuk ishte filozofik, dhe ndoshta asnjëri prej dy tipave, si optimisti, ashtu dhe pesimisti, nuk ishin “filozofë” shumë të vërtetë.

Por të dy tipat ishin persona realë. Ndoshta nuk do ta bënim poetin e mirënjohur Walt Whitman pesimist, po të mos e lexonim poezinë e tij, edhe sikur ta “shuanim” realin Walt Whitman. Dhe po kështu nuk do ta bënim Thomas Hardyn optimist po të mos e torturonim me ndonjë “ndryshe” vetë realin Thomas Hardy. Të paktën nga leximet e kohës sime djaloshare. Një “luftë” e vërtetë u luftua, një debat i vërtetë ishte i angazhuar, dhe kjo dihet në epokën totalitare, e cila për disa tashmë mund të imagjinohet të ketë qenë aq e ftohtë dhe unanime.

Ajo nuk ishte, në sipërfaqe, një prej polemikave fetare, as të hapura në mendime, se të dyja nuk ekzistonin, por ishte një “luftë” e pashmangshme dhe mes autorëve dhe librave. Të dy autorët që lartcitova lexoheshin ndryshe, dhe që atëherë mes këtyre leximeve vinte një pyetje: “është jeta me vlerë, kështu si e jetojmë?” Kjo pyetje ishte për atëherë, dhe nuk arriti të bëhet libër. Po sot a duhet të një libër i tillë? Ndoshta duhet! Duhet akoma më shumë për pesimistët. Duhet madje dhe për optimistët! Dhe ky libër duhet të jetë përgjigjja më e mirë dhe për interesimin e biznesmenit shqiptar, që shqetësohej me të drjetë për mikun e tij. Deri atëherë, pyes miqtë e letrave, a më vijnë në ndihmë me një libër për të dy tipat?!


12 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page