top of page

Fatmir Minguli: KUR TEJKALOHEN KUFIJTË AKADEMIKË NË HARTIMIN E NJË BIBLIOGRAFIE

ree

Nga Fatmir Minguli

KUR TEJKALOHEN KUFIJTË AKADEMIKË NË HARTIMIN E NJË BIBLIOGRAFIE

( Shënime kritike mbi librin e Hysen S.Dizdarit

 “ Bibliografi- Gjergj Kastrioti Skënderbeu - në veprat e autorëve shqiptarë -1480-2023“,AG Studio, Tiranë, 2023)

 “ Sot vetëm profesionistët – epigrafistët,

bibliografët, filologët – korrigjojnë atë

 që lexojnë. Këta janë ata që takojnë

 tekstin si një prani të gjallë, e cila ka

 nevojë për bashkëpunimin e lexuesit

 për të ruajtur gjallërinë, dhe ndriçimin e tij. “

                                                                        George Steiner

                                                                           

Libri i autorit Hysen S. Dizdari “ Bibliografi- Gjergj Kastrioti Skënderbeu- në veprat e autorëve shqiptarë -1480-2023“, që u promovua në vigjilje të ditës  së  madhërushme të flamurit në 28 nëndor 2025, në Durrës, është një befasi për të gjithë studjuesit e çdo kategorie. Takimi u bë në ambientet e Shtëpisë Botuese 2M në Durrës ku merrnin pjesë dhjetra intelektualw, shkrimtarë, studjues etj. Ishte shkrimtari Shpendi Topollaj që organizoi dhe moderoi këtë jo të zakonshëm. Gjithashtu bashkëpunimi me zotin Aristark Osmani, administrator i studios 2M ishte në shkallën e duhur.

 

ree

Hysen S. Dizdari duke paraqitur bibliografinë e tij për Skënderbeun

 

Ky autor sjell një bibliografi krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim në bibliografitë e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë apo në biblotekat e qyteteve të tjera shqiptare. Kjo bibliografi permbledh veprat e mbi 500  autorëve shqiptare kushtuar Skënderbeun. Është një libër i rrallë  studimor që ka për qëllim mbajtjen gjallë e të  ndriçojë të gjitha veprat e autorve shqiptarë kushtuar, Heroit tonë Kombëtarë , Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Kjo një zgjidhje e mençur e studjuesit Hysen Dizdari i cili  ka botuar dhe albumin me pulla postare për Skënderbeun nga viti 1913-2023.

Në vitin 2018, një pjesë të koleksionit me pulla postare kushtuar Skënderbeut,ja ka dhuruar Muzeut Kombëtar të Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Krujë ku ka krijuar në katin e tretë,  një pavion me titullë: “Gjergj Kastrioti Skënderbeut në Filatelin Shqiptare “

Le të kthehemi tek libri  “ Bibliografi- Gjergj Kastrioti Skënderbeu- në veprat e autorëve shqiptarë -1480-2023”,  ku Hysen Dizdari ka ndërtuar një strukturë krejt ndryshe në teorinë e bibliografive. Ai e ndan në tre pjesë sipas kronologjisë 1480-1944; 1945-1990; 1991-2023 dhe në mënyrë krejt origjinale ai çdo pjesë e ndan në nëntë kapituj ku përfshihen historia, letërsia artistike dhe dokumentare, arti, etnokultutra, vepra doktorate, vepra në filateli, veprat bliografike dhe kapitulli i fundit jep, vepra dorëshkrim dhe të humbura kushtuar Skënderbeut.

Kjo bibliografi jep të plotë për çdo libër, titullin e librit,emrin e autorit, numrin e faqeve, emrin e botuesit, shtypshkronjën, vitin e botimit , çmimin e librit dhe Isbn.

Me një skrupulozitet të çuditshëm ai qëndron mbi numrin 3 dhe shumëfishat e tij që janë 9 kapituj dhe këtë rend e ruan në të gjithë librin.

 Dy janë dhe aspektet e tjera që karakterizojnë vlerat origjinale të kësaj bibliografie:

Së pari:

Qëmtimi shterues i  veprave për Skëndërbeun që nga librat për fëmijë dhe deri tek   librat bibliografikë, duke përfshirë në këtë në këtë bibliografi veprat e mbi 510 autorvë shqiptarë kushtuar Skënderbeut.

Së dyti:

Qëmtimi shterues i veprave për Skënderbeun, në fushën e historisë , letërsisë, arteve , filatelisë, e bibliografive  që nga libri më i hershëm i vitit 1480 e deri te ata të vitit 2023.

Prandaj ia vlen të përmend konstatimin e Umberto Eco, semiolog, filozof dhe shkrimtar italian se:

Një herë një njeri që duhej të bënte një kërkim shkonte në bibliotekë, gjen dhjetë tituj mbi temën dhe i lexonte; sot shtyp një buton në kompjuterin e tij, merr një bibliografi me dhjetë mijë tituj, dhe dorëzohet.”

Kjo ndodh  edhe me librin e Hysen Dizdarit “ Bibliografi- Gjergj Kastrioti Skënderbeu- në veprat e autorëve shqiptarë -1480-2023”,  që vjen më shumë se një biblotekë.Vetë autori në hyrjen e libri të tij shkruan:

“Në përgatitjen për botim të kësaj bibliografie  jam bazuar dhe jam mbështetur në standartet dhe rregullat përkatëse ndërkombëtare të katalogimit si në Standartet e Përshkrimit Bibliografik ISBD ( International Standart Bibliographic Description) dhe rregullat Anglo -Amerikane të Katalogimit AACR2.”

Në këtë bibliografi ai ka sjellë për lexuesit e çdo moshe edhe veprat   artistike të autorve shqiptarë duke filluar me  letërsinë për fëmijë ku shkruhet për jetën e vepren e Skënderbeun e deri tek veprat letrare e historike kushtuar Skënderbeut.

Autori ka hulumtuar nëpër në skedarët e  Bibliotekat Kombëtare në Tiranës, në Prishtinë, në Maqedoninë e Veriut, në Shkup në biblotekeat e Universiteteve shqiptare e të hueja,  por nuk ka parë atë të Mali të Zi.

Ndoshta kjo kritikë mund të mos merret parasysh, sepse  autori theksoi ,se  do ta ribotojë së shpejti këtë bibliografi. Gjithsesi kjo është një vrejtje shumë e vogël para madhështisë së kësaj bibliografie që do ta quaja “Të shenjtë”.

Nuk i ka shpëtuar asgjë këtij studjuesi  kaq kërkues sa dhe vepra në dorëshkrim e Moikom Zeqos “Sinopse për Skënderbeun” e njihte dhe që sot është botuar nga shtëpia botuese “Erik”. Po kështu mund të përmendim edhe shumë libra të tjerë që janë të përfshirë plotësisht në këtë Biblografi të autorit  Hysen S. Dizdarit si drama e shkrimtarit Petro Marko, kushtuar Skënderbeut me titullë: “Niku i Martin Gjinit”, e cila pasi u botua në Revstën Nëntori të vitit 1973, me orjentimin nga lartë u hoqë nga qarkullin dhe kjo veprër  e shkrimtarit madh, Petro Marko u ndalue , vetem se kishte shkruar një dramë për Heroin tonë Kombëtarë, Gjergj Kastrioti Skënderbeun.

Durrës me, 30 nëntor 2025

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page