top of page

Një foto e vitit 1964 fikson Omer Stringën rinor


copyright www.fjalelire.com

Një foto e vitit 1964 fikson Omer Stringën rinor


Djaloshi që shikoni në këtë fotografi është Omer Stringa. Kjo fotografi është shënuar në vitin 1964, pikërisht në një ditë si kjo e sotmja, në Shelg të Cërrikut. Arsyeja e saj ka qenë shkrepje shoqërore, mes shokësh, por dhe në një destinacion të asaj kohe që kishte punën vullnetare. Një punë që i ishte ngjizur rinisë së asaj kohe nga direktivat e e piketuara nga lart. Dhe kështu krahas asaj që fiksohej në fotografi dhe në memorje, koha „bardhë e zi“ mbante në memorje dhe emra të tillë të cilët më pas do të bëheshin figurat e mjaft fushave drejtuese në Atdhe. Këtë herë ndalemi tek Omer Stringa…

Kush është Prof Dr Omer Stringa? Ka lindur në vitin 1950 në qytetin e Elbasanit. Eshtë diplomuar për Matematikë. Ka punuar nga viti 1973 si Pedagog, shef katedre dhe Dekan i Fakultetit Ekonomik në UT. Eshtë inicuesi dhe bashkëthemeluesi i disa shkollave universitare dhe pasuniversitare hapur vitet e fundit pranë fakultetit të Ekonomisë. Inicuesi dhe bashkëthemeluesi i Revistës shkencore „Ekonomia dhe biznesi“. Eshtë autor dhe bashkëautor i disa teksteve.


Prof Dr Omer Stringa

Ka realizuar dhe inicuar disa projekte. Vitet '90 e gjetën në mes të studentëve. Vite të tëra brenda tij zinte diçka. Dëshira për të qenë i lirë vërtet. Ja si shprehet ai dikur: „Deri në vitet '92 mendova se lloji im bënte më mirë punën e pedagogut duke ruajtur traditën familjare. Mendova që kështu të merrja pjesë në reformimin e programeve mësimdhënëse duke i përshtatur ato në formimin e shoqërisë së re. Nga dhjetori '90 deri në triumfin e demokracisë në mars 1992 kam qenë në rradhët e para të lëvizjes për demokraci. Pas '92 deri në '97 punova në Fakultetin Ekonomik. Pas pesë vjetësh ndihesha në lartësi të reja veprimtarinë time politike në shërbim të forcimit dhe rritjes së PD.“ Që nga viti 1999 ka qenë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD dhe Shef i Departamentit të Politikave Ekonomike të PD. Stringa vazhdon: „Si intelektual mu duk pak puna si pedagog. '97 e zezë më tronditi shpirtërisht ndaj vazhdoj të marr pjesë aktivisht në PD si e vetmja shpresë e kombit tim.“

Pse i dhimbset Elbasani? Sepse aty në kala ku kam lindur dhe jam rritur, kam miq, shokë, të dashurit e familjes. Në Elbasan kam trojet e mia, kam eshtrat e njerëzve të zemrës. Në bashkëpunim me pushtetin lokal ai ka synuar të hartohen projekte në rregullimin e infrastrukturës, zgjidhja ligjore për ndërtimet pa leje dhe legalizimi i tyre, ngritja e një linje krediti me kushte lehtësimi për biznesin e vogël dhe të mesëm, përpilimi i një projekti i cili do të rikonstruktojë lagjen "Kala", duke ruajtur traditat si monument kulture, emigrimi legal dhe punësimi sezonal, si edhe ndërtimi i tregut të lirë. (www.fjalaelire.com)

161 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page