top of page

Njerëz të lodhur


Yehuda Amichai: Njerëz të lodhur

Njerëzit kthehen të lodhur në shtëpitë e tyre. Përqark, si një det i paanë – nata. Në gjumë përqafojnë ata që kanë pranë, ashtu Si kurrë nuk i përqafojnë gjatë ditës. Më shumë vetvetja janë njerëzit në gjumë, ëndrrat i shohin në gjuhën e harruar të të parëve. Dhe gjumi ndodh te jetë i zjarrtë, A i heshtur, si monedha në grushtin e fëmijës. Njerëzit të lodhur mblidhen në shtëpi të flenë. Gjumi i tyre, si shtegtimi i diellit rreth tokës, Dhe i njëjti shtegtim është jeta e tyre. Perktheu: Lazer Stani


Амихай Иегуда

Усталые люди

Усталые люди приходят в свои дома. Вокруг, как открытое море, — ночь. Во сне они обнимут тех, кто рядом, так, как никогда не обнимут их днём. Во сне люди становятся больше себя самих. Им снятся сны на забытом родном языке. Их сон бывает раскалён добела или тих, как монетка в детском кулачке. Усталые люди приходят домой спать. Их сон — как странствие солнца вокруг земли. И такое же странствие — их жизнь.

27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page