Njeriu pa andrra, asht ma i vdekun se i vdekuni


Vesel Makolli

Njeriu pa andrra, asht ma i vdekun se i vdekuni


(Reth “Paralelet e Karantinës” nga Fatmir Terziu)

Vesel Makolli


“Paralelet e Karantinës” nga Fatmir Terziu, mbetet shume postim i mire dhe aktual per kohen dhe momentine. Une e kam perjetue edhe nji karantine gjate luftes se Kosoves. Shtatedhjet e tete dite 5 familje kemi qendrue te mbyllun(perpos une dhe gruaja ime qe dilnim çdo te dyten dite me ble gjana ushqimore). Isha une me tane familjen time, familjet e dy vllazneve te mi, familjen e motres dhe vajzes, komplet kemi qene 26 veta ne shtepine time ne Prishtine. Per 78 dite sa ka zgjate lufta, gjegjesisht bombardimet e NATO-os, mbi kokat e te gjithe neve ka qendrue non-stop "shpata e damokleut".

Kjo asht karantina e dyte, dallimi asht se ne te paren e kishim vrasesin qe dukej, kurse tash vrasesi asht i padukshem, por ma "zemergjane" se si duket po i vret vetem pleqet dhe te semuret kronike qe jane ne moshe.

Shume bukur jane cekur ekstremet e jetes.

Vetem kur humb diçka fillon me ja dite vleren. Tash gjate kohes se karantines ja dim vleren e te gjitha atyre gjanave qe tash jemi privue prej tyne. Vetem nji gja e ka te mire karantina, qe na shtin me e dasht edhe ma shume gruan, kjo nuk vlene per mue se une gjithmone e kam dasht gruan deri ne maksimum. Kjo karantine po me bind se nuk ka maksimum ne dashni, dashnia asht e pakufishme, andaj edhe sot pas 45 vjeteve martese, i tham veti, pse se deshta edhe ma shume. Ne kete kontekst mu kujtue poezia e Fatos Arapit, "Si s'te deshta pak ma shume".

Per mue jeta asht dashuni, kurse dashunia asht vet Perendia.

"Jeten nganjihere duhet ta perziejm qe te mos tharbet", thote Gorki.

Jeta e ka nji cikel i cili rumbullaksohet, sipas Karmes Budiste dhe Hinduiste, e ajo thote:

"Tere ajo qe une jam dhe beje ne jeten e sotme eshte rrjedhoje e formes se meparshme te ekzistences se shpirtit tim dhe shkak i jetes sime te ardhshme"

Jeten duhet jetusuar dhe shfrytezuar ne perpikeni (jeten duhet zhveshur si vajzen dhe perkdhelur ne cdo pjese te saj te teren).

Ilaqi ma i mire per te gjitha semundjet dhe problemet jetesore, asht dashunia. Me dashuni njeriu i tejkalon te gjitha veshtiresit dhe pengesat. Kete e them prej pervojes sime jetesore. Edhe gjate dy karantinave qe i kam pas, dashnia ka qene ajo qe me ka dhane elan dhe kurajo me i tejkalue te gjitha dhe me andrrue nji jete te lire e te kandshme. Dashuno per me jetue, jeto per me dashunue. Njeriu pa andrra asht ma i vdekun se i vdekuni.

Ishte kenaqesi ta lexoj me andje kete postim tuajin te mrekullueshem. Pershendetje mik dhe shume respekt per juve.

23 views

Shkrimet e fundit