top of page

NJE RISI POETIKE


Pëllumb Ahmeti

NJE RISI POETIKE,,

''TANKAT'' e poetit ,shkrimtarit kritikut Vladimir Avdulla Muca,


Dhe vijne ,,Tankat,,e penes se poetit mjeshtrit te penes ne proze e poezi dhe ne kritike zotit Vladimir Avdulla Muca si nje rreze e ngrohte e ketij dielli pranveror ne diteparat e muajti Mars,,ku poeti mes shetitjes fizike dhe shpirterore aty mes atij flladi bregdetar hedh vargjet e kendeshme plot emocion,,

Si retë në Korab Të më ngjeshesh dua, Si ajo tek ty të tretem. Atëherë do jeshë e imja Dhe kur si shi të derdhem.,,,,

Dhe kjo buqet ,,Tankash,,te emocionojne ne menyren e tyre shprehese sikur je ne nje bashkebisedim me poetin ,,me thjeshtesin e bukur por te lartesuar te fjales e ngritur ne art,,ku merr ngjyra jete poetike, Më së pari Në shkallën e hyrjes Lulëzojn mullagat. Duke i parë Jetë merr dashuria. ,Nje pene e tille mjeshterore percjell imazhe te bukura edhe nga dallget ku peneli i kollonave si peneli i Dalise ,,shprehet pena e shpirti i poetit,,pikturon si ne nje telajo mrekullin mengjesore mbi shkumebardhen e tyre,,,, ''' Fenerët e Currilave E kollonat e betonta, Si peneli i Dalisë Pikturojnë veten Mbi telajon e dallgëve. *** Stilistika poetike ne vargjet e percjella sot nga pena dhe shpirti i poetit eshte sa e vecante por edhe mjeshterore mbres lenese,, e nderthurur me figurat artistike letrare,me krahasimet ,me metaforat me alegorite qe ne cdo secilen Tanke,, te penes se poetit shprehet ndjesia e tij dhe percillet tek lexuesi aq bute aq thjeshte sikur perfshihesh aty mes zhurmave te dallgeve ne bregun e detit ku vala shushurin me zerin,e poetit dhe perqafon reren e,ftohte duke e ngrohur me puthjen e saj,,si puthja e nje vashe e frymezuar edhe nga vargu i poetit,,,dhe zbret me hapin e poetit kur ecin bulevardit dhe shpirti i tij trishtohet,, kur shikon natyren qe eshte prere vrare qethur nga dora mekatare e njeriut dhe aty shprehet me nota te trishta duke lene menjane frymezimin hyjnor te vales se detit ,,, shpirti i tij marre prej syrit poetik sinjalet e para gjate shetitjes ne bulevard trishtohet dhe rebelohet per ate cka perjeton dhe e hedh ne varg mjeshterisht ,,,figurat letrare qe e shoqerojne mendimin poetik jane ne ate lartesi sa nje fjale shpreh shume me shume se nje roman i shkruar nga nje pene tjeter,,

''' I qethen roç rrepet. Dhe qielli vajtoi Si nëpër mort. Bulevardi pa zogj, Pse s'thua jeta u shkërmoq.,,,,,

Me penen e tij shprehet deri ne dhimbje per sakatimin e tyre,, i mbyll,,,Tankat,,me nje sekuence si te thuash imazherie ,filmike ku shprehet sa e trishte edhe e dhimbshme jeta ne krahasimin e madherishem ,,ku luja jep jet aty ne saksine e nje ambulance te sherbimit jetesor mes ketij vargu te lartesuar,,nga pena e tij mjeshterore ,,

Në parvazin e ambulancës Mbi myshkun e dritares, Sëmurë rëndë, Në shpirtdhënie Lulja e shebojës.

Thjesht dhe fare thjesht me nje sy vezhgues ,mjeshtri i fjales se thurur me nje ndjeshmeri te thelle shpirterore na jep kete mengjes nje tablo te qarte te jetes sone te perditshmerise ku shperfaqet para syve tane ku edhe ne si lojtare figurante apo edhe aktore te saj behemi pjese,, Respekte edhe urimin tim percjell per ju poet shkrimtar kritik letrat miku im i nderuar Vladimir Avdulla Muca,,

DHE TE PLOTA PO JU A SJELLIM PER TI LEXUAR,,

Mirëmëngjesi me një tufë tankash

Si retë në Korab Të më ngjeshesh dua, Si ajo tek ty të tretem. Atëherë do jeshë e imja Dhe kur si shi të derdhem. *** Më së pari Në shkallën e hyrjes Lulëzojn mullagat. Duke i parë Jetë merr dashuria. *** Fenerët e Currilave E kollonat e betonta, Si peneli i Dalisë Pikturojnë veten Mbi telajon e dallgëve. *** Ulur jam në bankinën E shetitores Taulanta. Rëra nën beton fle, Deti në hakmarrje Më hedh stërkala dallgësh. *** I qethen roç rrepet. Dhe qielli vajtoi Si nëpër mort. Bulevardi pa zogj, Pse s'thua jeta u shkërmoq. *** Në parvazin e ambulancës Mbi myshkun e dritares, Sëmurë rëndë, Në shpirtdhënie Lulja e shebojës....


67 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page