NJE ARNAUT QE NUK DI SE NGA RRJEDH MBIEMRI “BALLE”
NGA KRISTO ZHARKALLIU..
Ne Greqi ka shume arvanitas ashtu si ka dhe ne Turqi plot arnauter..Ndonse shume prej tyre e mohojne prejardhjen e tyre shqiptare, jane te shumte ata qe jane krenare per te paret e tyre erberore. Si janë arbereshet e Italise qe kurre nuk e kane mohuar prejardhjen e tyre… Në përgjithësi askush nuk i detyron të mohojnë prejardhjen e tyre por propaganda e komufluar ka bërë punën e saj. Kësisoj në Greqi-ku unë i njoh mirë gjërat- këtu e 50 vjet kjo propaganda nacionaliste dhe kishtare dhe kryesisht shpërngulja në masë të popullsisë nga fshatrat për në qytete ose dhe për në emigracion, ka bërë që shumica e arvanitasve dhe të vllehëve jo vetëm të mohojnë prejardhjen e tyre, por paraqiten si grekët më fanatikë duke u mburrur me grekët e lashtë- mburren me Aleksandrin e Madh, me filozofët dhe më komikja me Leonidhën dhe të 300 burrat spartianë që dhanë jetën kundër persianëve. Dihet se spartianët kishin një sistem të egër antinjerëzor ndonse sot përmenden se gjoja bënin jetë të rreptë por …sa e rreptë mund të jetë një Nënë që nis djalin e saj për një luftë absurde dhe t’i thotë ose fitimtar ose i vdekur? Ose të hedhë në greminë një fëmijë me probleme shëndetësore? Akoma të dëbonin prindërit e moshuar nga shtëpia duke u dhënë një batanie dhe i detyronin të...jetonin derisa të vdisnin në një pyll? Por këtu nuk do të mirremi me spartianët-ndoshta ndonjë here tjetër, por me arnautët, arvanitasit dhe arbëreshët! Shumë vite më pare kishim bërë një punë të madhe me arvanitasit, me Jorgo Marungën dhe më vonë me Aristidh Kola…por pas vdekjes së tyre çdo gjë u fashit dhe thua se u harrua. Prandaj sot mendova të bëj pak humor nga sa dëgjojmë e shikojmë në televizion e në internet. Dihet se si qarkullojnë lajmet e rreme (fake news) dhe si po propagandojnë çdo marrëzi gjoja ‘’historike’’ Në të kaluarën televizioni kishte rreze të kufizuara dhe internet nuk ishte zbuluar akomna.Aso kohe kishim gazetat dhe radion… Jo se mungonte propaganda dhe lajmet e rreme, por ishin tejet të kufizuara për masën e madhe të popullit.Më kujtohet kur Melina Merkuri krenohej se ishte arvanitase, ashtu dhe Eli Lambeti si dhe më vonë gjigandja e artit Irena Papa… Ashtu si m’u kujtua kur Meri Hronopullu-një aktore e shkëlqyer greke- paraqiste një progam televizim si gjë e gjëzë-nga të parat e këtij llojit- dhe kur pyeti një spektator se ç’origjinë kishte ai tha si me turp…’’E dini ne në fshatin tone flisnim arvanitase…dhe jam dhe unë me prejardhje arvanitase’’ Meri qeshi dhe tha ‘’Dhe pse ke turp ta thuash? Edhe unë arvanitase jam dhe krenohem për këtë!’’Veçse krenara e saj i hëngri punën: të nesërmen program i saj u ndërpre..se guxoi të krenohej me arvanitasit!!! Sigurisht nuk mund të pushonin nga puna Presidentin e framëshëm Kundurjotis (ish admirali i famëshëm) kur kishte thënë se Nëna e tij nuk dinte greqisht dhe se ai fliste me të arvanitçe… Por ishin kohra të tjera ato…
Por le të kthehemi në kohrat e tanishme. Nuk ka dyshim se njerëzimi përjeton një situate absurde dhe tejet e vështirë po aq të ngatërruar. Kush pyet sot për arvanitasit? Nuk ka më asnjë organizatë, apo për vllehët! Do të mendonte kush se koha e dialekteve dhe pakicave të ndryshme ka mbaruar.Veçse është krijuar një nacionalitet akoma më i egër nga ata që janë asimiluar!Megjithatë nuk është e lehtë të shuhen nga jeta dhe kujtesa e njerëzve gjithçka që ka lidhje me të kaluarën dhe me prejardhjen e njerëzve. Në radhë të pare janë emrat dhe toponimet. Me gjithë përpjekjet që janë bërë që të shuhen kryesisht toponimet ato, si për inat, vijnë herëpasherë në kujtesën e njerëzve! Pastaj janë mbiemrat. Sa grekë kanë mbiemrin arvanitasi dhe arnautis? (Megjithse arnautis është turqisht dhe përdoret po në Turqi për shqiptarët,(Të mos harrojmë Arnautkoj) por ndërmjet të shpërngulurit nga Turqia shumë prej tyre quhen Arnauti, ose Arnautogllu dhe u dëbuan nga Turqia se ishin të krishterë ashtu si ishte dëbuar dhe familja e të madhit Fan Nolit! Ashtu si nuk mund të tjetërsohen dhe emrat dhe toponimet greke në Shqipëri dhe me këtë rast letë përmëndim një tregim të lezetëshme. Aktorja greke e bukur dhe e njohur Anxhela Gereku tregonte: ‘’Prindërit e mi ishin lindur e rritur në Gjirokastër. Atje shqiptarët u thoshin Greku, Greku dhe kur erdhën në Korfuz e bënë Gereku…Nuk e di pse u shtua një ‘’e’’por kush e merr vesh? Nga Greku pra u bëmë Gereku…’’ Bravo i qoftë që e tha. Por…sikur është e kotë të flasim për asimilimin e arvanitasve ose të arbëreshëve kur vitet e fundit kemi dukurinë e mijrave emigrantëve shqiptarë që ndërrojnë emër dhe besim fetar dhe paraqiten për safi grekë që kanë pasur stërgjyshët e tyre në…Greqinë e Lashtë dhe pinin kafe ose raki me Sokratin…
Ndjek një program televiziv në një stacion grek ku paraqitësi i tij është njëfarë…Arnautogllu.Ky si…grek i pastër që është bën dhe komente patriotike(Vallë e di se ç’do të thotë mbiemri i tij?) dhe meqënëse është nga Selaniku, gjyshi i tij, sipas të gjitha gjasat, ka qënë krahu u djathtë i Aleksandrit të Madh! Ky Arnaut-ogllu pra një mbrëmje kishte një zonjë në lojën e tij. Zonja kishte mbiemrin e çuditëshëm (dhe i pashpjegueshëm sipas Aranautogllut dhe zonjës në fjalë),BALLA! Dialogu ishte i lezetëshëm dhe zbavitës: ‘’E dini nga vjen mbiemri juaj i çuditëshëm?’’ Zonja:‘’Jo nuk e di dhe nuk e kam kërkuar’’ Keni pasur ndonjë futbollist të njohur nga të parët tuaj?’’ (balla greqisht quajnë topin) ‘’Mos ka jetuar gjyshi juaj në Angli, Francë apo në Amerikë? Ndonse as frëngjisht as anglisht nuk shpjegohet ( Ai që nuk ka mbaruar asnjë shkollë bën sikur i din të gjitha këto gjuhë!!) Ndërkohë kishte vënë dhe dorën në…ballë! E nuk mund të mos qeshja me marrëzinë televizive. Jo,askush nga ata që punon në atë program(ma merr mëndja se aty punon ndonjë shqiptar ose arvanitas dhe jo…Arnaut!!!) nuk e di se…Balla është fjalë shqipe, arvanitase dhe arnautëse! Kësisoj mbiemrin e zonjës (as ajo e dinte se nga vinte mbiemri i saj!!) mbeti i pashpjegueshëm për spektatorët e…arnautogllut! Është e vërtetë se qyfyre të tilla dëgjojmë dhe shohim përditë por nuk u japim rëndësi..Dhe ç’rëndësi ka? Jo rrallë lexojmë shkrime të çuditëshm edhe nga…’’historianë’’ shqiptarë. P.sh. dikush thotë se piramidat e Egjiptit I kanë ndërtuar dardanët-dmth shqiptarët! Tjetri thotë se edhe Akropolin shqiptarët e ndërtuan!!! ( a nuk dihet se kur u çlirua nga turqit Athina kishte tetëmijë banorë që flisnin shqip? Sipas tyre edhe Sokrati shqip fliste!!!). Dhe marrëzira të tjera që nuk i merr askush serozisht.. Ashtu si nuk mund ta dijë një Arnaut oswe arvanitas se ka lidhje me shqiptarët. Kështu nuk u kanë thënë?!
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 22 korrik 2022.
Comments