top of page

Njazi Xhelo: Këtë të bënte e majta shqiptare

  • May 13
  • 2 min read

 

 

Jeta është e bukur dhe e gjatë kur e bën atë që s’të do (edhe deri në vdekje), të mos të të urrejë, por t’a transformosh në respekt. Ishte maji i 1997 dhe unë kisha pranuar të kandidoja (nga qendra e djathtë, BLD dhe PD). VJEN SEKRETARI I PS CËRRIKUT dhe më thotë:

- Pse o Ziku kërkon të dalësh kundër Rexhepit?

Pa u menduar gjatë i them:

- Ai do të fitojë, por shkoni e pyeteni se e do mejdan (fushë) të lirë.

Pas disa ditësh më vjen komshiu (RIP) i katit 5 të pallatit ku banoja dhe më thotë:

- Kike, kam një karabinë dhe do ta shes në Llixhë, më shoqëron me makinë?

- Po mirë, - i them, - hajde përpara dhe mbaje pushkën me grykë lart.

Rrugës e pyeta si po e shtynte jetën i papunë.

- Keq, - më thotë.

ARRITËM RRETH 1 KM pa shkuar në Llixhë, më thotë që të ndaloja.

- Ja shtëpia, - më thotë.

- Shko, - i them, - dhe lëre pushkën në makinë.

Kur doli, kontrollova pushkën; ishte me fishek në gojë!!! E disarmova dhe i hodha fishekët në kasetën e makinës. U kthye dhe më tha se nuk e gjeti personin, por kam një tjetër kërkesë afër Gramshit.

- Jo, - i thashë, - hajt të kthehemi në shtëpi.

Ashtu bëmë. Rrugës së kthimit i fola se do ta ndihmoja për ndonjë punë (ky jam unë).

- Faleminderit, - më tha…

Nuk kaluan shumë kohë dhe ky djalë rreth të 30-ve ndërroi jetë në mënyrë misterioze. Unë nuk e harrova premtimin. S’kaloi shumë kohë dhe vjen e shoqja në kadastër për një vërtetim, që s’kishte tokë (në fakt kishte përfituar nga ferma e Cërrikut). E dërgoj tek shefi dhe i them:

- Kërko vërtetim me emrin ****im dhe sillma mua. Ashtu u bë. Mora vërtetimin dhe i shtova një “e” dhe emri ishte i saj. Vërtetimi i duhej për pension (mungesa e burrit) dhe po të kishte tokë nuk përfitonte. Ajo e mori pensionin deri në moshë madhore të vajzës. Isha i ndërgjegjshëm se nuk shkela ligjin moral dhe mbajta premtimin dhënë komshiut. Jeta m’u rrezikua edhe dy herë të tjera, por falë intuitës sime i kalova me sukses peripecitë… Këtë të bënte e majta shqiptare po t’i dilje përballë, të hante si çakalli. Nuk mund të harroj Tasi Bujarin, nga Thana e Gjergjanit, ishte shok e mik i familjes. Bëri fushatë për mua e për PD. U gjend i mbytur në rezervuarin mbi Llixhë (u eliminua nga komunistët).

1 Comment


xhelonjazi@gmail.com
May 13

Faleminderit "Fjala e lirë",faleminderit miku im ,shokë të moshës dhe idealeve tona tē pastra për prosperitet e demokraci.dr.Fatmir Terziu!

U mallēngjeva kur pashë shkrimin këtu,por jemi tē dëshpëruar dhe tē harruar nga Sali Berisha me vasalë tē Tij!

Ne nuk harrojmē nga vijmē dhe ç'kemi bërë për demokratizimin e atdheut tonē tē dashur!

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page