Një ndalesë me “dhimbjen”


Prof Dr Fatmir Terziu

Një ndalesë me “dhimbjen”


Unë nuk do të bie në gjunjë dhe nuk do të lutem për vëmendjen tuaj, por me kënaqësi do të shkoj në gjunjët e mi dhe do t’ju tregoj disa nga pikat ku gjunjët janë thjesht përkulja ime, janë e gjitha e imja, kultura, respekti dhe edukata... për të gjetur bashkërisht zgjidhje.


Prof Dr Fatmir Terziu


Është bërë e qartë, që nga fillimi i plur(a)lizmit, se institucionet shqiptare dhe “sistemet” politike, janë një entitet “një” dhe “i njëjtë”. Jo vetëm që nuk funksionojnë për shumicën e shqiptarëve, por madje të dy duket se po punojnë mjaft mirë, krahasuar historikisht, në të vërtetë, për njerëzit më të pasur ose me përparësi në zotërimin e institucioneve dhe tërë këtyre sistemeve, nëse do t’i quanim të tilla.

Jeta duhet të modelojë që të bëhet një “parajsë” në tokë për të gjithë njerëzit, jo vetëm ata që kanë më shumë përfitime politike, pasuri ose talent të tillë “zotërues”. Kjo gjendje e afërt, mjaft aktuale nuk është ajo që e parashikoi Platoni. Nuk është ajo që synuan Etërit tanë në shekuj, as ata dhe ne që ëndërruam Demokracinë. Shqipëria, nuk duhet të jetë në lidhje me përjashtimin dhe përfitimin vetëm privat, por publikun në tërësi dhe përfshirjen individuale, duhet të jetë e të synohet, ashtu sikurse në të vërtet e themi për individualitetin shkëlqyes nëpër botë të shqiptarit, ku i vetmuar është “çdo njeri një mbret”.

Jo këta Mbretërit, që mahisen midis burrave, as ata që u shërbejnë atyre ... edhe Jezusi do të tmerrohej.

Edhe sot. Edhe këto ditë kur Tërmeti 6.3 ballë tronditi Shqipërinë, edhe sot… Askush nuk dëshiron të mendojë se viktimtat po marrin diçka që nuk e meritojnë, ose dikush po detyrohet të pranojë diçka që nuk e dëshiron akoma, me sjelljet e fundit të skenave dhe mizinskenave debatuese, përtej dhimbjes dhe dëshirës së mirë për të ndihmuar e për të qenë afër shqiptarëve në nevojë, është e qartë se populli shqiptar është i ngopur dhe i gatshëm të fillojë të heqë gjërat pak e nga pak nga intuaita e tij duruese. Natyrisht që ata, të tilët, dominantët e parasë dhe të fuqisë së Shtetit e zotërojnë këtë komb, por jo furtunën e tij, jo dëshirën e dashurinë e madhe shqiptare që nuk njeh gjeografi tashmë me milionat që dhurohen si ndihmë. Edhe kjo ishte një pikë e djeshmja e bisedës në Ambasadën shqiptare në Londër, ku kryefjala e donatorëve dhe dhuruesve, kontribuesve dhe të tjerëve ishte Transparenca. Si mund të kuptohet kjo? Qartë! Në një pikë, lakmia zhbën veten.

Në vend që ta arrijmë atë pikë, pikën përfundimtare të dhunës, ne duhet të përpiqemi që vetëdija jonë krijuese të zbusë shqetësimet e masave të përjashtuara pasi situata ka vërtetuar se Shqipëria mund të rregullojë problemet kryesore që ndryshojnë botën dhe jetën e njërëzve, siç është kriza më e keqe natyrore në historinë moderne të tridhjetë viteve të fundit. Ata tashmë nuk kanë kohë që diskutojnë e të bien dakord për kujdesin shëndetësor, të drejtat e minoriteteve ose sjelljen e të Tjerëve, por për bukën e ditës, strehën mbi kokën e tyre, për një pikë ujë… për … fëmijët??!! por kur Kryeqeveritari zbriti në Kombinat të Tiranës duke u lutur që ta dëgjonin, aty u duk se debati dhe mosbesimi ishin rrëmuja e radhës, u tregua se ata tashmë ishin mosbesues, u tregua dhe u pa që ata nuk kishin më çështje diskutimi në marrëveshje.

Pra, këtu u duk se ata të gjithë ishin, për dhe me një zgjidhje për përqindjen më të vogël të shqiptarëve që kanë fiksuar një pjesë të ekonomisë duke lënë pas vetes shumicën. Na vjen keq, ata morën diçka, gjysma e të gjithë pasurisë familjare të krijuar që nga përdorimi i dyshimtë i Letrave me Vlerë. Blerjet dhe zotërrimet mafioze! Kjo tjetra, shumica e mundshme e ndryshimit është fshirë për gjysmën e poshtme të shoqërisë.

Gjysma ..., gjysma rrugëve të Botës. Gjysma me torbën në krah… Shqipëria? Ekonomia?

Ekonomia jonë është një term, që në fjalorin e gjuhës më të bukur në botë e ka një fjalë: “budalla”. Ironikisht, falë kësaj situate, tani pranojnë në pëshpëritjen dhe ballafaqimin e zhurmshëm publik, se ata dështuan publikisht në këta vite dhe për më tepër thonë se ata nuk duhet të përfshihen më në këto lloj vendimesh! Situata e dhimbshme. E mundimshme. E drithshme, më shumë madje se inatçori i Natyrës 6.3. Situata? “E padrejtë?” Për kë?


#terziu #fatmir #tema #shqiperia

24 views

Shkrimet e fundit