Një mesazh i pafshirë…

Updated: Nov 22, 2019


Uran Kostreci

Një mesazh i pafshirë… dhe një bisedë me poetin Uran Kostreci në ditë mjaft kritike

Dr Fatmir Terziu

Thonë se dikur ishte një poet. Ishte dhe nuk ishte këtu mes nesh me lirinë e fjalës.

Është e kaluara e tij tani. Është edhe e jona gjithashtu. Kurë nuk e fshiu mendimin e tij. Mesazhin e tij. Shënimin e tij. Shkrimin e tij. Kurë… dhe kur e detyruan, e burgosën, e torturuan, e masakruan, e ridënuan… kurë nuk e futi arsyen e tij të fshij çdo poezi që nuk u pëlqente ...

***

Sidoqoftë në gramatikën e bukur të gjuhës shqipe, po aq dhe në gjuhën tjetër italiane që shkruante e fliste bukur poeti i lirikave dhe soneteve, poeti i Odisesë së Karkalecave … e kaluara ishte dhe mbeti e kaluar. E zezë, e kaltër, e argjendtë, e gjelbër apo e bardhë nuk mund të rilyhet me trëndafilin e sotëm, pasi disa budallenj të paguar nga shteti do të dëshironin ende të rilyenin atë të kaluar të poetit.

Mirë u lexofshim!

***

E fillova me këtë.

Ju lutemi, kini parasysh se llogaria e së kaluarës nuk ka të bëjë me heshtjen, as me memecërinë, as me pseudonimin e dikushit mashkullor apo femëror, por është llogaria ku shkruhet dhe struket “saga e vuajtjes”. Nuk është llogaria poetike e personit të vërtetë që e përndoqi, që e burgosi, që e dënoi, që e dhunoi me mbylljen e tij…, por një llogari delikate e shikuar nga instanca e përdorur dhe nga Ministria e Brendshme e Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. Ju lutemi bëni kujdes me këtë llogari ose kini sytë katër që ta mbështesni gjithsesi. Nëse merrni ose keni marrë ndonjë mesazh privat nga kjo llogari, ato janë një alarm dhe një mesazh i asaj të kaluare, një dhimbje e padalë nga shpirti i gjallë i poetit të sonetit shqiptar.

Që nga viti 1990-të, kjo dhimbje në suitën e “Epopesë së Karkalecave” mund të gjendet në shumë platforma të strukturuara, përfshirë riardhjen në pushtet të ekzemplarëve të rrinj dhe shumë të tjerëve me bojatisje natyrale dhe amorale të ngjyrimit dështak të së kaluarës plot dhimbje. Këtu janë disa karakteristika të saj:

- nuk ka asnjë përmbajtje

- të preferuarat imagjinare

- është një bojatisje e bukur e adoleshente. Kjo sigurisht që nuk është një person i vërtetë. Se dhimbja nuk është vetëm personale, se ajo nuk i përket vetëm një jete personale, se … dhimbja nuk është vetëm poeti, por vargu i tij, strofa e tij, poezia e tij, lirika, soneti, … fjala e tij e bukur dhe e lirë që ende përshpirtet.

Përdorni trurin tuaj, jo simpati për kalorësit e rrënuar të dhimbjes. Jo! Jo, më në emër të poetit në liri, kur liria e tij është vrasja tjetër më e madhe. Jo! Jo në emër të Uran Kostrecit...

Unë mendoj se arsyeja kryesore që e kaluara e përmendur e poetit të pavdekshëm të ardhur si dhuratë mes nesh u bashkua me një rrugë sfide disa vite më parë nuk ishte thjesht dhimbja, por arratisja e dhimbjes. Veçanërisht soneti dhe fjala e tij e bukur e shkruar në gjuhën shqipe, që e ka botuar vite e vite më parë, e cila tallet në një mënyrë shumë të këndshme, erdhi për një pjesë të administratës shtetërore në Tiranë, e cila është përgjegjëse për mbikëqyrjen e modelit të bashkëvuajtësve të ashtuquajtur “dhimbës të pavarur” gjithashtu kjo krijimtari e njohur në Britani të Madhe dhe SHBA natyrisht ka më shumë arsye për të dhënë mesazhet e munguara. Ajo, pra dhimbja e së kaluarës gjithashtu synon të ringjallë një ndjenjë të veçantë në Tiranë në një mënyrë që të bëhet një lloj i duhur i mesazhit të parrëfyer e të domosdoshëm pas kësaj.

Me këtë tekst, me sonetin e tij, me krijimtarinë e tij poetike origjinale, Uran Kostreci ka arritur atë që kam kërkuar të gjej tek fjala e tij e lirë, tek biseda e tij në kohë të vështirë dhe jam krenar për këtë. Kohërat mbesin në memorjet e gjalla dhe ato të tjerat janë duke na lexuar e duke na shikuar, edhe kur kanë tentuar për ti bllokuar ato, prandaj Poeti, vetë Njeriu i Artë, shkrimtari Uran Kostreci është i pranishëm vetëm si numër për dhimbjen e së kaluarës, i padukshëm në listën e vëzhguesve, por mjeshtëror në ekzistencën e tij poetike. Se natyrisht mjfat shkruajnë, që të ekzistojnë, ndërsa zhduken pa ekzistuar, mjaft… dhe poeti e ka këtë të qartë. E ka të qartë edhe në varg!

***

Shënim:Kjo nuk ka të bëjë thjesht me censurën e djeshme në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, por me heshtjen e sotme në vazhdim të kësaj “censure” të padukshme. Natyrisht nuk mund të jeni të sigurt nëse keni marrë ndonjë mesazh privat nga heshtja. Nuk e keni marrë deri tani… As mos prisni që ta merni ndonjëherë. Poeti dhe vargu i tij nuk i përgjigjen askujt, por i flasin me mesazh të qartë dashurie gjithkujt. Mesazhi i poetit Uran Kostreci është një Dialog për shkrimin e Poezisë …

***

Unë besoj se Kostreci, ashtu sikurse të gjithë poetët nuk lexojnë shumë poezi, por lexojnë shumë për poezinë. Nga poetët e mi të preferuar, nuk ka një njeri që nuk ka shkruar për poezinë, filozofinë e punës së tyre dhe të artit të fjalës. Kjo në vetvete është magjepsëse, por dhe e vështirë, si thellësia që gjen mesazhi në shkrimet e Kostrecit. Arketipet e Northrop Fryes të thellojnë në pyetjet më themelore të mesazhit të mirë “Pse mesazhi me poezi?”

Ky mendim pas një bisede të largët në Strugë me poetin, hapi një realitet të ri për mua, të pyesja veten gjatë gjithë kohës për atë të cilën po shkruaja, në kontekstin e gjithë këtij bashkëbisedimi ... kuptova se po përpiqesha vërtet të kuptoja të vërtetat poetike të jetesës, të “të miut” që vjen nga jeta e vogël në botë kaq të turbulluara me plot ngashërime me bukurinë, tmerrin, paradoksin dhe vdekjen. E kuptova ndaj e bëra këtë një mesazh të vonuar, por tejet të domosdoshëm më vete. Më duhej të bëja kompromise, të mos përpiqesha të lë përshtypje apo të zbavitesha me poezi që mund të kuptoheshin vetëm nga unë.

Artizanati dhe prezantimi u bënë aq të rëndësishëm sa mesazhi. Kjo është aktualisht drejtimi që më dha biseda buzë Liqenit të ndarë në dy pjesë lotësh, dhe fillova ti mbledh lotët e rrëfimit të Kostrecit… ndaj po shkruaj “koleksione” lotësh të poezive me tema të dhimbjes së bukur në mënyrë që një lexues të mund të gëzonte dhe të kuptonte një temë konkrete.

Ishte pikërisht kjo tema e ditës, mes dritës në qytetin me gjuhë të midisur ku natyrshëm në prani të hijeve të bisteve të Kiro-Metodiut mësoja nga dhimbja e Kostrecit “Si të blej rrezet e diellit”. E disponueshme dhe shumë e mbushur me poema të ndryshme rreth dritës është krijimtaria e këtij poeti të vargut të lirë, bargut të bardhë.

Epo, para së gjithash, ne që dëgjuam zërin nga poetët e tillë si Kostreci jemi me fat, sepse nuk po bëjmë Pazar me “tavçe grafçe) (tasin e baltës me fasule) për jetët tona të lira, as për poezitë normalisht të lira.

Por a e shohim ende botën si zbrazëti materiale dhe utilitare dhe njerëzit e tjerë që na parakalojnë me cigare dhe na djegin me padashjen e tyre lëkurën tonë në një rrotë si robotët me bateri të skaduara?

Shtrigat. Shikuesit. Lexuesit. Zyrat, Sekretaret, Kanabisi dhe syndreqësit tanë tashmë kanë në dorë gërshërat që ta na presin më shumë shiritin e inagurimit të Fjalës së Lirë. Por fundja ata e dinë si të përdorin objektet në arsyen e tyre, objektin si statukuo, si thelbësore për operacionet e tyre artizanale, sepse ata kanë fshehur kuptimin dhe fuqinë …, tashëm për korrupsionin, për paranë.

A është sakrifikuar jeta e njohjes krijuese për të pragmatizuar kongjenitalizmin? Imagjinata e dashur, ajo që më pëlqen tek Ju, miku im poet, Uran Kostreci është cilësia jote e pakalueshme. Të shkelësh “heshtjen” është të përpunosh ato çmenduri në krahasim me sjelljet zakonore të dështuara të modaliteteve represive në shpirt e në poezi… Të rikujtova me dashuri poeti i sonetit, dhimbëmadhi i dashuruar me jetën, me lirinë e të vërtetën, #Uran #Kostreci! Është vërtet e kaluara kaq e lehtë? Ju faleminderit të gjithëve!


#terziu #fatmir

0 views

Shkrimet e fundit