Një letër e panjohur e Isa Boletinit


Konferenca e Londrës

Një letër e panjohur e Isa Boletinit

Dr Fatmir Terziu


Një letër e publikuar rreth mesit të Korrikut të vitit 1912-të, e cila ka në sinkron një korrespodencë-thirrje, ka në thelb emrin e Isa Boletinitdhe të ashtuquajturit Princi Gusiave Dikran Shehab, ose njeriu i korrespodencave me jashtë në Qeverinë Otomane të asaj kohe, i njohur edhe si Dikran Efendiu, që u konvertua më pas nga feja myslimane në fenë katolike. Në këtë letër që ndodhet në arkivat britanike, thuhet se “se një gënjeshtër kishte më shumë influencë në Shqipëri” në atë kohë për të ngritur rreth 200 mijë burra bë këmbë kundër Turqisë. Sipas kësaj letre që është publikuar në disa media përëndimore të asaj kohe, thuhet pikërisht më 25 Korrik se “Princi në mërgim i Shqipërisë, ka marrë një thirrje për t’u kthyer dhe për të udhëhequr revolucionin shqiptar.” Sipas mediave thuhet se ai e kishte cilësuar këtë thirrje si “Thirrja e popullit të tij”. Megjithëse thirrja ishte cilësuar si e dyshimtë, nga disa media të tjera, ai i pati dhënë një intervistë një gazete amerikane, që e pyeste nëse ai do të kërkonte azil në atë vend. Duke qenë në mërgim, ai nuk pranoi strehim në Amerikë. Ai kishte tentuar të vendosej në Zelandën e Re, me qëllim që të banonte aty për dy vjet, e më pas për t’u bërë subjekt britanik, dhe më vonë që të kthehej në vendin e tij të lindjes si misionar mjekësor.”


Mirëpo kur ai arriti në mesin e Korrikut 1912-të në Uellington, u ballafaqua me letrën e dërguar nga Isa Boletini, udhëheqësi i lëvizjes revolucionare në Shqipërinë e Veriut. Letra mban datën 2 maj 1912. Ajo lëshohet nga një vend i quajtur Asktura. Midis disa fjalive në këtë letër origjinale thuhet: “Lartësia e Tij Gustave, Emir i Shqipërisë, në emër të Perëndisë dhe djalit të tij ne ku besojmë, dhe në Emrin tuaj ne jemi të gatshëm të luftojmë turqit për lirinë tonë. Të gjithë shefat ranë dakord për të dërguar këtë mesazh Madhërisë suaj, duke Ju kërkuar të vini dhe të çoni në këmbë bashkatdhetarët tanë në luftën tonë për liri; ne kemi marrë një vendim të tillë, numër i madh i njerëzve do të vijnë edhe prej Italisë dhe shumë oficerë ushtarakë do të na drejtojnë këtë luftë. Maqedonasit janë të gjithë në revoltë. Numri i vullnetarëve është mbi 60.000, por në qoftë se ju vini numri i tyre do të jetë katër herë më shumë. Unë Jam, shërbëtori yt për lirinë e pavarësinë e vendit”. Firma poshtë kësaj letre është e Isa Boletinit (Isa Bullak).

Më pas sipas disa intervistave të Prince Dikran mësohet se ai mendonte se Turqia shumë shpejt do të shpërbëhej dhe nga përbërja e saj ku edhe Shqipëria ishte një krahinë dhe nuk do të vinte pavarësia. Ai thoshte se situata ishte e komplikuar, dhe se prej regjimit të vjetër turk, Shqipëria gëzonte një qeveri të veçantë, por, nën një rend të ri të gjërave një përpjekje për të rrëmbyer këtë nga ata, pra rebeluesit kundër Turqisë dhe për të bërë shkëputjen nga turqit do të ishte e pamundur. Ai ishte kundër atyre që ishin rebeluar. Ata nuk do të arrijnë pavarësinë nëse, Qeveria turke nuk e sheh atë një mënyrë të drejtë, por nga ana tjetër, nuk mendoj se Shqipëria do të mund të fitojë pavarësinë e saj, përveç nëse ndërhyjnë disa fuqi të krishtera evropiane për ta ndihmuar atë.

Pra në këtë mes thirrja e Isa Boletinit, me sa duket zbuloi apriori rolin e mefshët e zyrtaresk të të ashtuquajturit Princi Gusiave Dikran Shehab, i cili nuk arriti të kthehej e jo më të organizonte revolucionin kundër turqve. Sipas fakteve, ai ka tentuar disa herë të hyjë e depërtojë nga pjesa maqedonase e Greqisë, por nuk arriti kurrë dhe nuk gjeti as edhe mbështetjen e disa misonarëve. Ai mbeti një misionar fetar më pas dhe u harrua dhe nga dokumentuesit, që më parë e kishin cilësuar si udhëheqës i revolucionit të shqiptarëve të Maqedonisë kundër despotizmit të Turqisë. Në një intervistë gjatë vizitës në Auckland të Australisë, thuhej se “në mesin e udhëtarëve nga Marama nga Vankuveri është edhe Prince Gustavo Dickran, i Shqipërisë, udhëheqës i revolucionit të shqiptarëve të Maqedonisë kundër despotizmit të Turqisë.” Në atë intervistë ai kishte thënë se ai kishte në komandën e tij 47 mijë luftëtarë dhe ishte i gatshëm të rriste numrin më tej. Në këtë intervistë ai kishte folur edhe për letrën e dërguar nga Isa Boletini. Por përse më pas nuk pati ndonjë bashkëpunim dhe lidhje mes dy personave? Letra mbeti vetëm në arkiva. Fatet u përcaktuan ndryshe, ndërsa figura e Boletinit mbeti përjetësisht e lidhur me fatet kombëtare shqiptare.


#isa #boletini #terziu #fatmir

10 views

Shkrimet e fundit