top of page

Ngushëllime familjes Hasani


Ngushëllime familjes dhe avokatit Naim Hasani


Kryetari i Degës së PD-së, Britani e Madhe, avokati Naim Hasani humbi para disa kohësh babain e tij të dashur në Atdhe, pikwrisht mw 16 maj 2021. Pas një përkujdesjeje të madhe të tij dhe të afërmve ndaj babait të lodhur nga sëmundjet e tij të moshës ikja në amshim ishte një dhimbje e madhe ndaj të afërmve dhe familjes. Pas pritjeve ngushëlluese në Atdhe, në vendlindjen e tij familja pati dhe një pritje në Londër, ku mjaft miq e shokë, të afërm e kolegë të njohur e të afërm të familjes u shprehën ngushëllimet e tyre.

Kjo tashmë njohet në komunitetin shqiptar si një shenjë e mirë ngushëlluese dhe respekti të vazhdueshëm për njëri-tjetrin. Ngushëllime familjes dhe avokatit Naim Hasani për këtë humbje të dhimbshme.



59 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page