top of page

NGJARJE




Kiki Dhimula (Kiki Dimoula)


Vetëm,krejtësisht vetëm,

eci në rrugë

dhe bie ndesh me ngjarje të mëdha.


Dielli sikur u thirr urgjentisht prej perëndimit

duke e lënë të mangët buzëmbrëmjen.


Pas pak nata,

me amforat e misterit në duar,

krekosej me pushtetin e vet,ndërkohë që

hënën, syrin e saj enderrtar

ja shkeli befas nje re tinzare

dhe e verboi.

Nga ky peshtjellim

perfitoi

nje agjent i cuditshem,

(per mesin e nates dyshojne)

shtiu mbi universin

dhe e la ne vend.

Mbas ketyre ngjarjeve,

fakti qe vahdoj te jem vetem

nuk ka me asnje rendesi.














Përktheu: Kiço Papa

42 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page