top of page

Nga tundimi në mëkat



Të dëbuar nga Edeni, Adami dhe Eva patën tre djem: Kain Abel dhe Seth.

Kaini vrau Abelin dhe iku në Lindje,

ku u strehua nga një bandë ëngjëjsh të rënë, që i ndihmuan pasardhësit e Kainit të ndërtonin një qytetërim të madh. Qytetet e Kainit përhapën ligësinë.

Vetëm pasardhësit e Sethit mbrojtën atë që mbeti nga Krijimi. Linja e fundit e Sethit ishte Noea.

Në vitin 2016, në Kentaki, milioneri Kenneth Ham (Ken Ham), australian-amerikan, ndërtoi Arkën e Noes, sipas përmasave të dhëna nga Bibla dhe hapi Muzeun Ark Encounter.

Ateistët thonë se historia e Arkës së Noes është e trilluar. Sipas tyre, Bibla e mat gjatësinë e Arkës në kubitë, e cila është një njësi matëse e lashtë, vlera e së cilës është subjektive dhe e prirur për të ndryshuar.


Ken Ham rekrutoi mbi 1000 punëtorë, të cilëve iu deshën rreth 4 vjet për ta përfunduar Arkën, që do të thotë se një njeriu do t’i duheshin rreth 4,000 vjet punë, me teknologjinë moderne, duke përfshirë vinça të rëndë e mjete të tjera. Pra, nëse Noeu dhe shtatë njerëzit në familjen e tij do ta kishin përfunduar Arkën para vitit 4460 pes, ata do të duhej ta kishin filluar punën shumë kohë përpara.

Pavarësisht se kishte 100 milionë dollarë, 1000 punëtorë, dhe pajisje moderne, Kenit iu desh të ndërtonte edhe një strukturë masive në njërën anë për ta mbajtur Arkën drejt, gati për lundrim. Ajo është më e madhe se anija më e madhe prej druri e të gjitha kohërave, Wyoming, e cila përfundoi duke u përkulur nga dallgët në det, dhe e gjithë anija u fundos në vitin 1924. Wyoming u ndërtua nga specialistët më të mirë të anijeve të shekullit të 20-të. Atëherë, pyesin ateistët, si një familje prej 8 vetash, e cila jetonte në të njëjtën kohë me mamuthët, mundi ta bënte Arkën? Edhe pse me përmasat kolosale, e cila i afrohej asaj të Titanikut, sa hapësirë ​​mund të përballonte Arka e Hamit për kafshët?

Jeta e mbyllur, tepër e dëmshme për shëndetin, kërkon shumë barna. Noah nuk kishte fare antibiotikë, kështu që të gjitha kafshët e tij do të kishin ngordhur në bord. Asnjë nga këto nuk mbështet besueshmërinë e Përmbytjes së Madhe, shkruan American Atheists. Ndërkohë, Muzeu Ark Encounter i Ken Hamit në Kentaki, është vizituar deri tani nga mbi një milionë turistë.

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page