Nga Përparim Hysi: Për TY
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 1
- 1 min read

Për Ty,i dogja të gjitha imagjinatat
Dhe gjithë zilitë e liga i dogja
Më dukeshe sikur vije nga baladat
Kështu mendova,kur të njoha.
Se kishe një bukuri aq fine
Sa kushdo që të shihte,vihej në "ngasje"
Ah,sa e bukur që ishe,moj mike!
Mua,them të drejtën, më"tramaksje"
Më tramaksje,aq sa e humba pusullën
E kotesha,ekotesha,tek vija vërdall
Vallë, a do ta gjej kund gjurmën
Moj mike e bukur, në ç'vise ke shkuar?
Ja,kështu pyes dhe nuk di kë të pyes
Dëshira dhe kërshëria ime e rritin"amplitudën"
Por prapë, nuk e humb shpresën
Që prapë,pa tjetër,do ta gjej gjurmën.
Kjo është dëshira ime dhe fare nuk e fsheh
Pak e nga pak,kjo dëshirë m'u bë obsesion
AS nuk pranoi:"Si do të gjej dhe pse?"
Nuk pyetet kush, pse dashuron?
Tiranë,1 nëntor 2025









Comments