Astrit Lulushi
Zogjtë thjesht nuk tregojnë historitë e tyre, ata i thonë me këngë, që fillon me droje, frikë, dhembje, gëzim, miqësi dhe përfundon me vdekje. Kjo është jeta, tym i qyteteve të ndotur, erë e kafshëve pa varr pyjeve, ngrënie e vakteve mes njerëzve me të cilët kemi qeshur një ditë më parë.
Lufta djeg dhe ftoh. I bëjmë pyetje vetes - Po udhëheqësit lindin apo bëhen? Përgjigjia mund të shihet në sytë e njeriut. Problemi është se udhëheqësit përfundojnë atje ku janë më të nevojshëm. Pak rëndësi se në ç’luftë, ose në cilën anë. Nuk ka luftë të drejtë apo të shtrembër, është ajo çfarë bëjmë, e pranojmë dhe përpiqemi të jetojmë me të, të mirë a të keqe. Një ditë kur të vdesim, kur kjo të ndodhë, çfarë mbetet? A mos janë fotografitë, shkrimet, rrobat boshe? Jo. Janë historitë pas tyre ato që flasin. Tregimet jetojnë përgjithmonë, por vetëm nëse tregohen. Mund të tingëlloj sikur e kam ditur këtë prej kohësh. Jo. Nuk e dija deri më sot. Është suvenir. Nuk di kë të falenderoj. Jemi të ndryshëm nga kafshët, mund të prekim e vrasim nga distanca.
Комментарии