top of page

Nga burgu i virusit


Astrit Lulushi

Sa lavde do njeriu që të thotë “u ngopa”? Me tepricë! - Derisa ta kuptojë qesëndisjen, sepse çdo gjë e tepruar e ëmbël villet, është qesharake. Facebookoo, - kështu duhet shkruar nëse lakohet, pasi pranohet në shqip - e ushqen këtë marrëzi, e bën njeriun të pangopur. Lavdet që vijnë në formën “like” për “ pëlqim”, dhe “comment” edhe për kritika, janë dy anë të medaljes. Njeriu është ‘medalja’, pas ekranit fshehur, që herë qan, herë qesh. Eshtë mirë ta dallojë se kur a ku është kufiri, në të dy rastet, përndryshe pëson eufori ose depresion. Kur fermeri Ray (Kevin Costner), në filmin “Field of Dreams”- 1989, dëgjoi një zë misterioz që vinte nga fusha e tij e misrit duke thënë "Nëse e ndërtoni, ai do të vijë", ai (Ray) ndjeu nevojën për të vepruar. Pavarësisht se shumë njerëz e morrën për marrëzi idenë e tij, Ray ndërtoi një fushë bejsbolli në arën ku më parë mbillte misër. Kur fusha mbaroi, fantazmat e lojtarëve të mëdhenj filluan të shfaqen për të luajtur. Kjo fushë e ëndrrave ka të bëjë më tepër sesa për të nxjerrë në lojë ish-yjet e bejsbollit. Ata luajnë ndërsa qindra makina shihen duke iu afruar fushës. Kjo përmbush profecinë e Rayt se njerëzit do të vijnë nëse shohin se dikush luan, qoftë edhe hije. Kur hapet shtegu, bëhet rrugë, kjo është edhe idea. Rrënia e komunizmit u projektua si një ëndërr e ngjashme, por ndërtimi i fushës u la përgjysmë, prandaj askush nuk shkoi për të parë. Kjo ëndërr duket se frymëzoi Mark Zuckerbergun, kur nga dhoma e tij e konviktit të kolegjit, më 2004, filloi të hapë “faqe libri” kompjuterik për të komunikuar me studentët në kampuse. Nga ajo ditë Facebook u zgjerua me shpejtësi përtej kolegjeve dhe sot numëron rreth 2.5 miliardë antarë. Duket se media sociale është rruga virtuale që njeriu i detyruar, sot ka zgjedhur në ëndërr a realitet, mbyllur nga virusi, drejt evoluimit, ndërsa kalon kohēn.



27 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page