Nexhbedin Basha: KRONIKË: PROMOVIM LIBRI
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 hours ago
- 5 min read

Nexhbedin Basha: KRONIKË: PROMOVIM LIBRI: "FRYMOJ ME TY VENDLINDJE" DHE "NGJYRAT E SHPIRTIT"
ARTI QË BASHKON BREZAT ALLIU &TOPALLI ALLIU SJELLIN NJË DITË POETIKE
Nga Nexhbedin Basha
Gazetar & Poet
Sot, më 6 dhjetor, në ambientet e sallës “Maks Velo” në Laprakë, Tiranë, u zhvillua promovimi i dy librave poetikë: “Frymoj me ty vendlindje” të poetit dhe gazetarit Arben Alliu, si dhe përmbledhjes poetike “Ngjyrat e shpirtit” të poetes së re Anxhela Topalli Alliu. Aktiviteti u moderua me profesionalizëm nga poeti, shkrimtari dhe "Mjeshtri i Madh", Halil Rama, i cili me finesën e tij krijoi një atmosferë të ngrohtë, komunikative dhe të kulturuar, duke i dhënë aktivitetit modelimin e duhur letrar e qytetar.
Ngjarja u çel me shfaqjen e dy filmave dokumentarë kushtuar rrugëtimit krijues të poetit Arben Alliu dhe Anxhela Topalli Alliu, e cila përveçse poete është edhe infermiere në profesion, piktore dhe bashkëshorte e djalit të autorit. Dokumentarët sollën në skenë dimensionet njerëzore e artistike të tyre, duke përforcuar emocione dhe reflektime te të pranishmit.
Redaktorja e librit, Nafie Jella, mbajti fjalën e rastit, ku vlerësoi qartësinë, sinqeritetin dhe pjekurinë e poezisë së Arben Alliu. Kryetarja e Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të LANÇL, znj. Tatjana Parllaku, në vijim të traditës së nderimit të pasardhësve të denjë të familjeve atdhetare, i dorëzoi poetit çertifikatën “Nderi i OBVL”, duke vlerësuar kontributin e tij qytetar dhe krijimtarinë me ndjeshmëri të thellë kombëtare.
Për krijimtarinë e autorit folën gjithashtu kryetari i Shoqatës "Bulqiza", Bashkim Lami , dhe profesor dr.Jashar Demiri, të cilët e vlerësuan poetin dhe i dorëzuan çertifikatë mirënjohjeje. Analiza të plota letrare dhe artistike mbi veprën e tij u dhanë nga gazetari e poeti Nexhbedin Basha dhe poetja e kritike letrare Emi Krosi, të cilët ndaluan te stili, metaforat, ndjeshmëria dhe rrëfimi emocional i autorit.
Vlerësime të veçanta për librin e Anxhela Topalli Alliu solli poetja Mimoza Dilaver Kurti, ndërsa fjalët e tyre për rëndësinë e krijimtarisë së të dy autorëve i shtuan në vijim poeti e historiani Sakip Cami poeti Perikli Shuli, Azis Keta, prof.dr Islam Dauti, Aqif Puca dhe shumë të tjerë të pranishëm — poetë, gazetarë, historianë, biznesmen, miq, familjarë dhe dashamirës të librit e artit.
Atmosfera mori ngjyrë festive falë interpretimit të këngëtares së muzikës popullore Liri Rasha dhe poeteve Anila Kodra Miranda Miranda Troci Derti Moza Shehi, si dhe Megi studentja e Fakultetit të Inxhinierë, Megi, një vajzë e talentuar, dashamirëse e krijimtatidë së poetit, që recitoi me ndjenjë.
Në fjalën e tij, poeti Arben Alliu falenderoi të pranishmit për vlerësimet, duke theksuar: “Fjalët tuaja i marr si një mesazh të qartë: të punoj më shumë, të përmirësoj cilësinë dhe të ec përpara në krijimtarinë time.” Ndërsa poetja dhe piktorja e re, Anxhela Topalli Alliu, e mbylli aktivitetin me një thënie filozofike që përmbledh harmoninë mes dy arteve të saj:
“Poezia është një pikturë e shpirtit, dhe piktura është poezi e shpirtit.”
Promovimi i dy librave ishte një festë e fjalës së bukur, një komunikim i ngrohtë mes krijuesve dhe lexuesve, një dëshmi se arti vazhdon të frymojë fort në zemrat e atyre që e duan dhe e vlerësojnë.
Nexhbedin
Rrezymé letraro-artistike e librit të tretë poetik “Frymoj me ty vendlindje”, të poetit Arben Alliu
FJALË
E MBAJTUR NË PROMOVIMIN E LIBRIT “FRYMOJ ME TY VENDLINDJE" E POETIT ARBEN ALLIU
I. ARBEN ALLIU – POETI QË FRYMON ME VENDLINDJEN
Mirdita miq, poetë, gazetarë, historianë, familjare të poetit dhe dashamirës të librit!
I nderuar poet Arben Alliu!
Është kënaqësi dhe nder të jem sot këtu për të bërë një rezymé letraro-artistike të librit tuaj të tretë poetik “Frymoj me ty vendlindje”, një gur tjetër i çmuar i rrugëtimit tuaj krijues, pas “Me ty, për ty Bulqizë” dhe “Nën hijen e trojeve të mia”.
I lindur më 10 korrik 1966 në Dushaj të Bulqizës, Arben Alliu ka gjetur frymëzim në natyrën, historinë dhe njerëzit e vendlindjes. Profesioni si oficer në mbrojtje dhe më pas në strukturat e rendit i ka dhuruar poezisë së tij realitet, përgjegjësi dhe ndjeshmëri sociale.
Arbeni, është zë i përkushtuar i kulturës dhe traditës, i vlerësuar me çmime kombëtare e lokale, ndër to edhe "Çertifikatë Mirënjohjeje" nga Bashkia Bulqizë. Është anëtar i "Internacionales Shqiptare" dhe mbi të gjitha — një krijues që e do vendin e tij me shpirt.
II. POEZIA E ARBEN ALLIUT — BOTË EMOCIONESh DHE REFLEKTIMESH
Poezia e Arben Alliut është një udhëtim i ndjerë mes kujtimeve, vendlindjes, natyrës, familjes dhe reflektimeve shoqërore. Ajo është ditar i gjallë i përjetimeve personale, ku çdo detaj përçon emocione.
Dashuria për vendlindjen është shtylla kryesore.
Malet, liqenet, bjeshkët, mulliri i fshatit — jo si skena natyrore, por simbole të pastërtisë, lirisë dhe kujtimeve të paharrueshme. Vargjet si:“Falje ju kërkova, maleve të mia…kohë kishte pa i parë, ankohej dhe shtëpia...; na
rikthejnë menjëherë pranë atyre trojeve ku u lindëm, ku çdo gur, çdo shtëpi bosh, çdo mal, mban një kujtim.
Familja është qendër emocionale tek poeti.
Në poezitë “Puthjet e mëngjesit”, “Për ty shpirti im!”, “Ëmbëlsira ime” ndihet ngrohtësia, respekti dhe mirënjohja për prindërit dhe fëmijët. Alliu i shndërron momentet e thjeshta familjare në poezi të gjalla.
Poeti prek edhe plagët shoqërore, me ironi të hidhur dhe revoltë të butë. Poezitë “Lavdi fallso”, “Bota e pluhurosur” e “Djersa në zullum” janë kritikë e qartë ndaj padrejtësive, hipokrizisë, shpërdorimit të vlerave.
Në stil spikasin:
• epitete e krahasime të thjeshta,
• imazhe të gjalla e simbolikë domethënëse,
• ritëm emocional e gjuhë e pastër popullore.
Ja një plotësim i rrjedhshëm dhe i ngjeshur stilistikisht:
Tek Alliu çdo ndjenjë shndërrohet në poezi: dashuria, kujtesa, dhimbja, shpresa, paqja, flamuri, atdheu; të cilat janë burime të pashtershme frymëzimi që marrin formë në vargje të ngrohta, të thella dhe njerëzore.
III. ARBEN ALLIU — ZËRI I FJALËS QË NUK HESHT
Në “Shpirti në trotuar” autori kërkon dinjitet për krijuesin dhe kulturën; shpirti poetik nuk duhet të hidhet “përdhe”, kërkon vend të merituar dhe nuk duhet lënë në mëshirë të harresës.
Në “Hundët e kalit”, rikthehet në botën e fëmijërisë: kali simbol i pastërtisë, pafajësisë dhe mbrojtjes shpirtërore, një instikt shprese që vazhdon të jetojë te poeti..
Në “Bota e pluhurosur” dhe “Lavdi fallso”, kritika bëhet më therëse:
poeti godet veset që errësojnë jetën dhe shoqërinë, e sidomos fenomene si droga, alkooli, bixhozi e hipokrizi, që rrezikojnë ti marrin njeriut dritën e brendshme dhe kuptimin e jetës.
Në poezinë “Sahani i aluminit”, autori përdor sahanin si metaforë qendrore të fëmijërisë së varfër, por plot dashuri familjare. Përmes këtij objekti të thjeshtë, ai sjell kujtimet e sofrës ku mungesa fshihej me përkëdheli, ku flitej me sy dhe përrallat zbutnin urinë, duke treguar se pasuria e vërtetë gjendej te bashkimi, ngrohtësia dhe vlerat njerëzore.
Si përfundim
Poezia e Arben Alliut lëviz mes kujtesës dhe reflektimit, mes dhimbjes dhe shpresës.
Ajo është pasqyrë e shpirtit, thirrje që vlerat njerëzore të mos hidhen në trotuar.
Stili i tij mbetet:
• i sinqertë
• emocional
• meditativ
• i afërt me frymën popullore
Në poezinë e Alliut spikasin imazhet e qarta dhe krahasimet funksionale, simbolika e natyrshme dhe gjuha e rrjedhshme, e lidhur me traditën. Metaforat; si natyra, zogjtë, kali, pëllumbi etj. — pasqyrojnë ndjenja, shpresa dhe reflektime të thella.
Arti i tij është udhëtim poetik që ngroh shpirtin dhe na bën më njerëzor, ku poezia bëhet mënyrë e të jetuarit dhe qëndruarit Njeri.
Libri “Frymoj me ty vendlindje” është vazhdimësi e natyrshme e këtij misioni poetik. Është një dritare e re në rrugëtimin e tij krijues dhe një pasqyrë e bukur për lexuesin shqiptar.
Arben Alliu është poet i trojeve në rrënjë— jo vetëm gjeografikisht, por edhe shpirtërisht.
Poezia e tij:
• i këndon tokës ku lindi njeriu
• i fal mirënjohje familjes
• mbron dinjitetin e shoqërisë
• nuk hesht përballë padrejtësisë
• ruan shpresën si dritë të pashuar
Arti i tij është memorie e bukur dhe thirrje morale.
Vargu i tij frymon me Bulqizën — dhe Bulqiza vazhdon të frymojë përmes vargut të tij.
Njëkohësisht i uroj poeten e re Anxhela Topalli ALLIU, për librin e parë poetik "Ngjyrat e shpirtit" suksese dhe rrugëtim të mbarë në krijimtari
Urime e suksese Arben dhe Anxhela!
Ju faleminderit!
Laprakë, më 6 dhjetor 2025,
Tiranë
Salla “Maks Velo”















Comments