top of page

Nexhbedin Basha:  JORA- PRINCESHA E VARGJEVE TË GJYSHIT

  • 16 hours ago
  • 3 min read

 

6 shtator 2024 - në këtë ditë erdhi në jetë Jora, mbesa ime e dytë. Një gëzim i ri hyri në familjen tonë, ndërsa Amelia u bë me motër.

Ka ardhje që nuk trokasin në derën e shtëpisë, por hyjnë drejt e në zemër. Ka fëmijë që, sapo lindin, sjellin me vete një dritë të re, një buzëqeshje të re dhe një arsye më shumë për ta dashur jetën. Për një gjysh poet, ardhja e një mbese është edhe një lindje tjetër: lindja e vargut.

Dhe kështu ndodhi edhe me Jorën. Ajo erdhi e vogël në familjen tonë, por solli me vete një botë të madhe dashurie. Fjalët e saj të para, thirrja “gjush”, buzëqeshja, hapat e vegjël e çdo përkëdhelje u bënë, pa e ditur ajo, pjesë e kujtesës dhe e poezisë së gjyshit.

Sot do festojmë edhe 2-vjetorin e saj, një ditë e mbushur me buzëqeshje, përkëdhelje dhe dashuri familjare.

Tashmë Jora ka marrë gjithë vëmendjen e shtëpisë. Ka filluar të flasë, ende jo shumë qartë, por çdo fjalë e saj është muzikë për veshët tanë. Mua më thërret “gjush”, në vend të “gjysh”.

Bashkëshortes sime, e cila është përkujdesur për të dy vajzat me dashurinë dhe përkushtimin e një nëne, i thotë “nëna” dhe është mjaft e lidhur me të.

Prindërit e saj i thërret me emrat e tyre të ëmbël: “babi Miri” dhe “mami Reti”. Amelias i thotë “motra”, ndërsa Noelit, kushëririt të saj, “vlla”.

Janë fjalë të vogla, të shqiptuara me gjuhën e pafajshme të një fëmije, por që për ne kanë një botë të tërë dashurie.

Dhe jo, kurrë nuk e prishëm qejfin pse erdhi vajzë. Përkundrazi! Siç thotë edhe kënga e bukur e kënduar nga Irma Libohova, me atë ndjenjën e veçantë që u kushtohet vajzave:

“Kush ka vajza, botën ka...”

Edhe unë, si gjysh dhe si poet, nuk mund ta lija Jorën pa vargjet e mia. Dashuria për të më frymëzoi të thur një poezi, të cilën e botova në vëllimin tim të tretë poetik, “Ujvarë dashurie”, me titullin e bukur:


 

SI PRINCESHË RRI N'VARG T'POETIT!


– Kushtuar mbesës sime Jora –

 

Je pasuri, e ëmbël, e ëmbël, ti,

Jora,

si një princeshë rri në varg të poetit;

ti je një ngjizje prindërore, dhuratë e Zotit,

gaz e hare ti ne vërtet na

dhurove.

 

Ti je Universi! Je mirësia...!

Je embrion që u rrite në bark të

nënës,

të qenurit baba e nënë është hyjnia,

si një margaritar erdhe, o drita e

Hënës.

 

Ti je një ngjizje prindërore e lirë,

si të marrosur prindërit flasin me ty,

të ushqejmë me muzikë e rimë,

ti je një engjëll, të kanë dritë në sy.

 

Motra Amelia të ka lot të zemrës,

kur të puth, kënaqet nga aroma,

edhe buzëqeshja jote

ka ëmbëlsinë e nënës,

je një princeshë e ëmbël, e

ëmbël...

 

Gjyshërit të kanë bekim në zemër,

të ruajnë si dritën e syrit,

Te ty Jora, në çdo hap tëndin

gjejnë një pranverë,

në buzëqeshjen tënde gëzojnë

për ta je një zë bilbili.

 

Për ty çdo lutje ngrihet në qiell,

çdo përqafim është mall e

dashuri,

ti je gëzimi që zemrat ua mbush

plot,

o mbesa jonë, princeshë e vogël,

Jora, o dashuri.

 

Dhe kështu, Jora ime e vogël, ende pa i shqiptuar qartë të gjitha fjalët, tashmë ka zënë vendin e saj në vargjet e gjyshit.

Ajo rritet çdo ditë, ndërsa unë dua që kujtimi i këtyre ditëve të mbetet i gjallë përgjithmonë:

Jora, princesha që hyri në familjen tonë dhe u ul përgjithmonë në zemrën time, por edhe në vargjet e poetit.

Gëzuar ditëlindjen, Jora!

U rritsh me shëndet, dashuri e shumë gëzime, gjithmonë drita e syve të familjes!

Nexhbedin Basha

Gjyshi poet

 

Shënim: Një copëz në librin “Gjurmë në udhë”, ese-autobiografike, në proces botimi.

2 Comments


Nexhbedin Basha
15 hours ago

 ·

Falenderoj platformën Fjala Lire që i kushtoi vëmendje shkrimit tim me titull : "Jora princesha e vargjeve të gjyshit...", me rastin e 2 vjetorit të lindjes së saj.

Ajo që më gëzon dhe ne gjithë shpirt dua të falenderoj përzemlrsisht poetin, shkrimtaren dhe botuesin e kësaj platformë, Prof. Fatmir Terziu, që ju përkushtua dhe jo vetëm me botimin, por dhe me kompozimin, më solli një dhuratë, një kartolinë të bukur urimi.

Faleminderit, respekt e mirënjohje!

Nexhbedin Basha

6 shtatot 2026

Like
F. Terziu
15 hours ago
Replying to

I dashur Nexhbedin,

Ju falënderoj përzemërsisht për fjalët kaq të ngrohta e bujare. Por, në të vërtetë, merita e parë është e juaja, sepse ju vetë më shkruat:

“Mirëmbrëma! Mbesa ka ditëlindjen. Doja t’ia bëja dhuratë këtë shkrim. URIM ME RASTIN E DITËLINDJES.”

Dhe pikërisht kështu e përjetova edhe unë: si një dhuratë të bukur të një gjyshi për mbesën e tij, një dhuratë që nuk mbështillet me letër, por me fjalë, kujtime, dashuri dhe vargje.

Unë vetëm u përpoqa që kjo dhuratë të merrte një hapësirë më të gjerë, përmes Fjala e Lirë, dhe t’i shtoja asaj edhe një përshëndetje të vogël artistike me kartolinën e urimit.

Jora, në dyvjetorin e lindjes së saj, nuk mori vetëm një urim.…

Like

Shkrimet e fundit

bottom of page