top of page

Neki Lulaj  Në atë dhjetor 

ree

Neki Lulaj

 

 Në atë dhjetor

 

( Në përvjetorin e ndarë nga jeta të mikut tim Sejdi Berisha)

 

 U mpira i teri në atë mëngjes në dhjetor

 Ku lajmi më erdhi si pushkë habertare

 Pikëllimi si dozë opiumi me pushtoi

Loti rebeloi nëpër sy përmes qepellave

 

 Sikur më erdhën valët e tërbuar brenda meje

 Atje tek Rini mes brigjeve ku ndalen anije

Akrepat e orës sikur ndalën pas një beteje

 E në varg më dallgëzon krenari e dhimbje

 

 Pushoi zemra e poetit si në tërmet të pambaruar

 Oh ato fjalë ishin si lulishte plot aromë

 Befasisht pashë veten timekaq të ligështuar

 Ah që s’ta dhashë lamtumirën nëpër lotë

 

 Shafran i hidhur m’u bë zemra dhe gjoksi

 Një shkëmb i rëndë më rëndoi në shpirt

 Ti ike ore mik, mes yjesh atje ku të priti zoti

Ike o Sejdi Berisha si meteor plot dritë

 

 Vargjet tua kanë mijëra reze drite

 Të kujtoj nëpr vite bash si bambi hyjnor

 Mbete autori i librit Njeriu“ pa „vendlindje.

Mbete si një ëndërr që përherë rrezaton

 

Në Pejës dua të të takoj te "Blini i poetit"

Atje ku gjethet e zverdhura shfaqen si rrudha

Në tavolinën tonë të lagur loti mbet

i Dhe librin "Kaq shumë vetmi" e lexoj te rruga

 

Do të më vish nëpër vite me mall si zë mistik

 Pastaj do më ikësh si uji i Lumëbardhit

Diçka e rëndë më është ngujuar në shpirt

 Pse ike pa lamtumirë, o mik me zë profeti.

 

 Vargjet tua ndriçojnë për ne si meteorë

 Kulturën e Pejës pikëllimi e thinj çdo natë

Ato kurrë s'do ti thajnë tufanet nëpër kohë

As dimri me plot borë nuk e zbardh.

 

Vajzës arbëreshe

 

 Nga ato kodra nga po vjen

 Sytë e tu kanë rreze ari

 vetë diellin po ma sjell

 Arbëreshe zanë mali

 

 Ndrinë rrugët xixa-xixa

 Duar lidhur-o në bel.

Më sjell dritë nga Arbëria

 Më sjell lule e pranverë.

 

 Flok i verdhë në gjoks të zbret

 Bash si bora në Tomor

 Buzë më buzë e puth Morenë

 Bukuri që mrekullon.

 

 Gufon zemra si burimi

 Kur të shoh e kur më flet.

 Ti je drita rrëzëllimi

 Kaltërsia që të deh.

 

 Eja, moj më mori malli!

 Se kam zjarr se paskam dert

 Ah të puthja pak te balli

 E në Maki do të vdes

 

SHUMË HERË

 

Shumë herë gjumin e bëj nën hijen e mollës në bahçe

Dikur dora e babait e pat shartuar me dashuri

Nuk me trembin  në qiell as mjegulat në male.

Këtu kaherë ndiej rizgjim, gëzim lumturi

 

 

Çuditërisht diçka me peshon rëndë  si mali.

Ne sofrën e ngrohtë të shpirtit si testament

Për  dialogun me babain e ndierë më merr malli

Dua t’ia dëgjoj hallet si një shok i shtrenjtë.

 

 

Kurrë s'ja kam parë nënës shqetësimin mes rrudhash

Edhe kur varfëria rripin fort na pat shtrënguar

Gjithmonë me buzagazin e shihja në konak dhe te udha.

Me bujarinë e fjalën aq të ëmbëltuar.

 

 

Shumë herë me babain flisnin deri vonë

Edhe kur vajguri në llampë harxhohej me pikë.

O sa gëzohesha kur i shihja të dy si shokë!

Besonin se ditë më të mira do vinin në shtëpi

 

 

 

Ditëlindja e munguar

  

Do të mbledhë Baca 39 guralecë të bardhë

E mbi mermer ta shkruaj një epitaf kujtese

Ndoshta s'bëj gabim, ndoshta s'bëj as mëkat?

Kur me sy të përlotur do shkel barin  mes varreze.

 

 

Ky zog mbi lis m’u duk ndryshe, për çudi

E zemra po më avullon mall, afsh, zjarr e djersë

Pa ty Florina e bacës u vyshk lulja e manushaqes

Mes engjëjve sugarisa e bacës, pusho e qetë

.

 

Jam lodhur, kërrusur, zemra më është shkrumbuar.

E ky shpirt i vogël m’u bë prush që të djeg

Pse me shikon nga mermeri kaq e përmalluar?

Baca yt i dashur  s'ka për të harruar përjetë.

 

Pa ty, Florinë, kujtojmë datëlindjen kaq të malluar

Me sy të përlotur e zemra të thyera nëpër gjokse.

Duam ta puthim ballin e dorën për ta shtrënguar

E duam buzagazin tënd si lulen pranverore.

 

Na ike  mes ndërskëmbëcave kur erdhi errësira.

Ti s'na the asgjë me gojë, o flokëverdha jonë

Kambana e lajmit mortor na i tha të gjitha

Duam të shohim sytë e tu kaltërorë si qielli.

 

 

Në jetë emri yt do rrezatojë gjithmonë....

E bukura, e ëmbla Florina jonë.......

 

 

Në  Venedik 

 

Ky qytet ka arkitekturë dallgëzuese

Sikur vallëzon qetë nën tingujt simfonie

Pelegrinve ja u ndan frymën në dysh

Kur hedhin Hapat e lehtë mes rrugice

 

 

Duket si një anija që ritmikisht çan tek vala

Deti shkëlqën mbi sytë e vizitorëve të shumtë

Duket si shkretëtira në kaltërsi a në përralla

Mrekulli kur i shokon para cicëronëve në grup

 

Valët e detit të rrëmbjejnë në pafundësi

Puthin, lajnë e freskojnë muret shekullore !

Sytë janë mbushur plot me këtë arkitekturë si me magji

Skjashmërisht është një çudi madhështore

 

Të joshin simbolet mitike të kohërave antike

Këtrkon të takosh mjeshtërt që ndërtuan mure

Sikur sheh ciklopë në këto kështjella jetike

Sikur të vijnë në shpirt me mijëra lule.

 

Këtu çdo gjë shndrrit mes fluksit të  dritës

Rishkëlqejnë hapat e meridianeve  si vizitorë.

Madhështia e mureve i jap një fuqi traditës 

Kështu ruhet mes shekujve kultura për dashnorë.

 

 

 

Lahutari i heshtur

 

 Zbret ne odë një heshtje e pa përshkruar

Ne një qosh te odës e heshtur rrinte lahuta

Harku  i saj si ne endërr lëshonte një bisk pikëllimi

Parakalon mes nesh  një heshtje çasti

Lahutari gjemonte i shtrirë ke  shtrati i sherimit

 

Kjo odë gezimi dikur ishte shëndrru ne odë memecerije

E lahutari kishte tretë  shiqimin pikëllues tek një shtek xhami

Kah i paska ikur buzagazi Bambit të lahutës

Si psheretimë shpirti  mungëtir tek pragu.

 

Dje zëri i tij nëpër festivale çante bjeshkën dhe malin

Po bjeshkës i dridhej bari ne shtat nga zëri i malësorit

Lugina e kodra oshtonin nga gëzimi

Kur kreshniku Jonuz Dela e zgjonte detin si uragani

 

Po nëpër festivale i pari kreshniku i Kelmendit

Me zërin e tijë kumbues si kreshniket e përrallave

Duke i dhenë  gjallëri e famë Kelmendit dhe malësisë

Duke ja ngritë vlerën Lahutës  dhe Çiftelis

 

Dil o Jonuz Dela,e mos e  rri i shtrirë

Shkundi malet ne festival o lahutari i mirë

Vishe at kostumin e malësorit me plis

Na gëzo neve dhe  tërë  Malësinë  o artist mitik …

 

Koplik-Ulqin 2 nëntor 2025


 

Më shumë se një lutje për Butrintin!

 

 

Mos ma prek këtë thesar Butrinti!

Mos, mos ma prek këtë dhe!

Se është më i shkriftë se hiri

Më i ëmbël   së mjalti në bjeshkë.

Më i vyer e më i hollë se çdo pe.

 

Mos!

Mos ma dëmto Amfiteatrin që zemrën ma krenoka

Mos m’i prek këta gurë që janë si monumente!

Se janë më të rëndë se pragu, se toka.

Më të rëndë

se fjala kur përplaset  si dallga në dete.

 

Mos m’i prek këta gishtërinj!

Se janë me të vjetër se unë e ti

Më të butë

se kanali i Vivarit.mrekulli mbi mrekulli.

 

Mos m’i prek

 këta damarë të lashtë sa bota pa fund

Se shpërthejnë si ujë burimi

Se vërshojnë më tej në çdo qytet e katund.

Se më japin në breza frymë rizgjimi.

 

Mos m’i prek këta sy në ballë

Se mund të verbohem lehtë

E juve nuk mund t;ju shikoj kur jam në prag

A kur të më takoni si fitimtar në këtë qytet.

 

Mos ma prekni ballin me bulëza kristalimi 

Se është i lashtë mbi dymijë vjet

Se është i bukur si bisk trëndafili

Dhe s’dua të thyhet si shkarpë kaq lehtë.

 

Mos ma prek Butrintin e mos më dëmto!

Se vetëm kështu më mirë jetoj

Fjalën e bukur  shqipe si këngë ta dëgjoj.

 

Jo, mos ma prish bukurinw e mos më prek askund!

Se këtu muzat bëjnë gjumin e përjetësisë

Dhe zanat

e UNESCO-s lahen paqësisht në det, në lumë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page