top of page

Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi

ree

Ndërron jetë këngëtari i njohur, Shpat Kasapi

 

Ndërron jetë në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur, Shpat Kasapi. Mediat nga Maqedonia e Veriut bëjnë me dije se shkaku i vdekjes së këngëtarit ka qenë arresti kardiak gjatë qëndrimit të tij në Itali. Karriera e artistit nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike. Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “Axhami”, “Valle kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera.

Ka marrë pjesë në festivale të rëndësishme dhe ka bashkëpunuar me emra të njohur të industrisë muzikore. Prej vitesh ka qenë një figurë e pandashme e muzikës pop shqiptare, duke ruajtur popullaritetin falë stilit të tij karakteristik dhe këngëve që vazhdojnë të dëgjohen gjerësisht. I ndjeri ka qenë i martuar dhe ka lënë pas një fëmijë.

 

Jeta dhe veprimtaria e Kasapit

 

ree

Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë. Edukimin e nisi në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, e më pas ndoqi kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin “FON” në Shkup. Fillimet si fëmijë, tek shkëlqimi në skenën muzikore

Karriera e tij filloi shumë herët, ku mori pjesë në festivale për fëmijë. Suksesi i parë i madh erdhi kur fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.

Me kalimin e viteve, ai filloi të shfaqej në konkurse më të mëdha, për shembull, mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, ku fitoi çmim; gjithashtu mori çmime të publikut në festivale si “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup.

Kasapi u bë një prej emrave më të njohur në skenën shqiptare, për kombinimin e stilit modern me elemente që i pëlqenin publikut.

Disa nga këngët e tij më të njohura dhe të dashura nga publiku ishin: "Valle Kosovare", "A më do?", "Dashni pa limit", "Aroma e saj" etj.

Për shumë vite, mbeti një figurë e përhershme në tregun muzikor shqiptar — jo vetëm në Maqedoni e Kosovë, por edhe më gjerë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page