Ndue Perlala: DALLËNDYSHE URIMI
- 18 hours ago
- 1 min read

— Dedikim komandantes time, poete Iliriana Sulkuqi, në Shkollën e Lartë Ushtarake, Tiranë —
Filloi një varg, dot se mbaroi,
më pikon malli i viteve larg, vrojtoi
qiellin, nëse ka re, ndjek dallëndyshet:
a shkojnë kaq larg?!
Ky mall filloi dhe ky guxim,
kurë dyert e shkollës i lamë
për mbrapa,
se kishim bërë të gjithë një betim:
të mbrojmë atdheun nëpër dekada.
Rrugëve të ngushta ngado ne shkuam,
busull me vete kishim betimin,
vargun e shenjtë nuk e harruam,
nëpër plansheta e bënim shkrimin.
Vitet vrapuan, jeta ndryshoi, erdhi emigrimi,
botës me u nda.
E bota u bë sa kaq e vogël:
Ju në Amerikë,
Unë këtu në Londër.
Prandaj kam luksin, kam dëshirën:
t'ju uroj më të bukurën, t'ju uroj më të mirën.
Në këtë datë të shenjtë, pa fund ju festofshi,
me njerëzit e zemrës ditëlindjet gëzofshi!
Me shumë respekt e mirënjohje
për figurën tuaj njerëzore dhe ushtarake,
shembull në jetë!










Comments