top of page

Ndryshimi


Ndryshimi

Astrit Lulushi Bota ka ndryshuar. Por jo shumë. Civilizimi është zhvilluar me cikle; shuarje, rifillim nga e para, lindje e rilindje… Historia tregon se ndryshimi është i vështirë, edhe për njerëzit që supozohet të kenë mendje të hapur. Por ndoshta për shkencëtarët është edhe më e vështirë, sepse dija i josh ata në arrogancë ose dija e paplotë është më e keqe se injoranca. Alfred Wegener ishte gjeologu që në vitin 1912 propozoi teorinë se pllakat tektonike lëvizin, për të cilën ai konsiderohej pak a shumë i çmendur. Vëllezërit Wright që shpikën aeroplanin (fluturimi i parë në 1903) u quajtën "vëllezërit gënjeshtarë" nga shtypi shkencor i kohês. Fritz Zwicky kuptoi se sasia e materies në univers nuk mund të shpjegonte sjelljen e saj dhe kështu propozoi teorinë e materies së errët. Kjo teori u prit me të qeshura nga kolegë të tij. Barry Marshall u vu në lojë nga institucioni mjekësor në vitin 1982 kur propozoi teorinë se ulçera e stomakut shkaktohet nga bakteret. Në vitin 2005 ai mori çmimin Nobel. Në internet është e lehtë të gjesh shumë më tepër shembuj të trishtuar të ngjashëm. Politika dhe shkenca e kanë gjetur ‘qoshen e rehatëshme’. Pusheti dhe kontrolli janë “logjika” e tyre, faktet nuk përfillen, nevoja për ndryshim injorohet. Prandaj janë dashur aq shumë luftra. Sistemi është si toka e ngjeshur që nuk çahet lehtë. Shkencëtarët kuptojnë se sa pak gjëra dinë, por kjo është kryesisht e vërtetë në lidhje me shkencat ekzakte ku gjërat mund të maten. Nga ana tjetër, në shkencat klasike si arkeologjia dhe historia, politika, ku gjërat janë më të paqarta, mendjet janë më të mbyllura. Për ironi, megjithatë, në jetë gjërat që ndodhin shpesh janë ato që dukeshin të pamundura më parë, në të gjitha nivelet, politikë ose në shkencë. Ekspertët flasin për anakronizmat homerike, siç na mësonin në shkollë, që do të thotë se ndërsa, për shembull, garat e karrocave nuk ekzistonin gjatë Luftës së Trojës. Gërmimet arkeologjike zbuluan pista garash për karrocat, dhe ekspertët u detyruan të pranonin se kishin gabuar gjatë gjithë kohës. Për sa i përket parahistorisë, ka pasur shumë herë që konflikti midis shkencëtarëve modernë dhe amatorëve kanë patur një fund të sikletshëm për shkencëtarët: Heinrich Schliemann e gjeti Trojën fjalë për fjalë me Iliadën e Homerit në dorë, kur shkencëtarët ishin të sigurt se historia e Homerit ishte trillim. Në mënyrë të veçantë, Schliemann hodhi poshtë të gjitha vendndodhjet e mundshme që nuk përputheshin me përshkrimet e Homerit dhe filloi të gërmonte dhe zbuloi Trojën. Bazuar tek Homeri, Schliemann lokalizoi edhe pallatin Knossos, ‘kreu’ i Kretës, përsëri bazuar në poemat e Homerit, edhe pse në fund ishte Sir Arthur Evans ai që mori përsipër gërmimin. Herodoti dha një përshkrim të hollësishëm të anijes që lundronte në lumin e lashtë egjiptian, por shkencëtarët modernë e konsideruan atë si fantazi a trillim. Përfundimisht, anija e mbytur e qytetit "Thoni" u gjet, duke shfajësuar historianin e lashtë. Herodoti është gjithashtu i vetmi shkrimtar antik që përshkroi një tunel nëntokësor një kilometër të gjatë që furnizonte me ujë Pitagorionit të ishullit Samos. Askush nuk i kushtoi vëmendje, duke menduar se shkrimi ishte trillim, por në fund të shekullit të 19-të, një nga hyrjet e tunelit u gjet aksidentalisht. Tuneli i Eupalinos, i cili u ndërtua nga Eupalinos brenda dhjetë viteve gjatë shekullit të 6 pes, është karakterizuar si vepra teknike më e rëndësishme e botës antike, pasi ndërtimi i tij nisi njëkohësisht nga të dyja anët e malit, por dy nëntunelet u takuan në mes me një defekt të papërfillshëm. Herodoti përshkroi diçka edhe më të pabesueshme: “milingonat gjigante (më të vogla se qentë) në malet e Pakistanit që gërmojnë në tokë dhe nxjerrin arin në sipërfaqe”. Natyrisht, kjo histori u konsiderua një fantazi, por përfundimisht doli të ishte plotësisht e saktë. Marmotat janë brejtës pak më të mëdhenj se macet, dhe Persianët i quanin "milingona malore", kështu që është e qartë se si u shkaktua keqkuptimi. Marmotat vërtet gërmojnë në tokën e pasur me ar, dhe herë pas here, kjo shkakton daljen e arit. Homeri në Iliadën e tij përshkruan një fletore të palosshme, në të cilën njerëzit shkruanin: "...dhe ai e dërgoi atë në Licia bashkë me një lajm të trishtuar, të cilin e shkroi në një tabelë të palosshme...". Në mbytjen e anijes së Uluburunit (shekulli i 14-të pes), fletorja prej druri u gjet pikërisht ashtu siç e kishte përshkruar Homeri. Supozohet se sipërfaqet e saj të brendshme ishin të mbuluara me dyll, mbi të cilin njerëzit shkruanin duke e gërvishtur. Veçanërisht në lidhje me Homerin, shkenca vazhdon të konfirmojë raportet e tij.

19 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page