Ndryshe
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Kisinxheri do ta pranonte Edi Ramën sikur të
ishte kryeministër i Kosovës
Tamam, ashtu siç vepruan drejt dhe arsyeshëm: Presidentja Vjosa Osmani dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, që de fakto dhe de jure dëshmuan se ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka kurrfarë mosmarrëveshjash dhe problemesh ndërqeveritre dhe ndërshtetërore. Kështu, si Vjosa dhe Glauku, do të duhej të vepronte edhe kryeministri aktual i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, sepse nuk do të gabonte aspak sikur ta pranonte Edi Ramën në takimin me të në Prishtinë, më 6 korrik 2023.
Kështu, si Vjosa dhe Glaku do të vepronte edhe Henry Kissinger sikur të kishte qenë si Albin Kurti në ballë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mirëpo, ja që “Kisinxheri i Ballkanit”, kryeministri i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk e pranoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama më 6 korrik, me motivacion se ai paraprakisht, sakt më 14 qershor 2023, në mënyrë të njëanshme kishte anuluar mbledhjen e dakorduar të dy qeverive, që sipas protokollit të përcaktuar, duhej të mbahej në Gjakovë.
Duhet rikujtuar Kurtin se raste të tilla identike ka pasur në praktikën e derisotme të marrëdhëieve ndërkombëtare. Mirëpo, nuk kanë qenë shkaktare që dy presidentë a dy kryeministra të vendeve të ndryshme ta bokojtojnë njëri-tjetrin në zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve ndërshtetërore qoftë politike a diplomatike etj.
Nuk ka diplomaci e as politikë të jashme: “hape derën, mbylle derën” !
Anadaj, kryeministrit Albin Kurti, i sugjerojmë që ta korrigjojë gabimin e bërë ndaj kërkesës së kryeminstrit shqiptar Edi Rama, sepse këtij potezi antidiplomatik më së shumëti u janë gëzuar ultranacionalistët serbë me presidentin Aleksandër Vuçiq në krye, si dhe partizanët e tyre të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët po shpresojnë dhe po shterin energji të jashtëzakonshme politiko-propagandistike dhe diplomatike, që t’i hasmërojnë vëllezërit kryeministra: Albin Kurti dhe Edi Rama, sepse kjo është rruga më e lehtë dhe më e shkurtër, që Serbia dhe Rusia të dalin sa më parë në Detin Adriatik për të promovuar shtrirjen e kufijve gjeopolitikë, gjeostrategjikë dhe gjeoekonomikë të “BOTËS RUSO-SERBE-SLLAVE” !
Derisa jemi keq me Serbinë, nuk na duhet edhe “ftohja” e marrëdhënieve me Shqipërinë dhe me asnjë fqinjë tjetër!
Prandaj, do të vepronte drejt kryeministri Albin Kurti, që menjëherë ta ftonte Edi Ramën për ta vizituar zyrtarisht në Prishtinë, ose të vete në Tiranë për ta takuar sa më parë, sepse ka bërë një gafë të panevojshme politike dhe diplomatike, duke qenë se më 6 korrik të këtij viti nuk e pranoi për të biseduar me të, pasi Rama vizitoi presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas realizimit të takimit me Vjosën dhe me Glaukun, Kryeministri Rama iu drejtua “derës” së kryeminitrisë së qeverisë së Kosovës. Por e gjeti të mbyllur nga homologu i tij, Albin Kurti.
Ky gabim naiv politik s’do koment, derisa presidentja dhe kryeparlamentari e kanë pranuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, kurse kryeministri Kurti jo! Ky është nonsense, sepse nga një veprim i tillë po del se, këtu kemi të bëjmë me tri koncepte politike dhe diplomatike të ndryshme të shtetit të pavarur të Kosovës. Në këtë rast, Kurti ka hijesuar edhe institucionin e presidentes dhe të parlamentit.
Fundja, gabimet nuk korrigjohen duke e bojkotuar njëri-tjetrin, por duke komunikuar dhe duke u takuar me njëri-tjetrin pavarësisht pikëpamjeve të tyre të ndryshme qoftë për politikën e brendshme apo të jashtme në kontekstin e bashkëpunimmit dhe të marrëdhënieve diplomatike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me aleatët e tyre evropianoperëndimorë.
Gjithashtu, gabimet dhe mospajtimet nuk përmirëshen, duke u hequr apolitikisht adiplomatikmisht se “unë jam unë e askush tjetër”!!!
Prandaj, zotërinj kryeministra: -Albin dhe Rama, është koha për ndërgjegjësim dhe për reflektim objektiv- pajtim, pajtim dhe BASHKIM, BASHKIM, jo përçarje dhe bunkerizim sipas flamujve partiakë të mëhallave dhe të provincave të Shqipërisë Etnike në Ballkan.
Commentaires