Ndjeva se nuk jam i vetmuar


Miq të dashur, ndjehem i prekur dhe i gëzuar nga urimet e shumta që kam marrë për titullin “Mjeshtër i Madh” që m’u akordua më datën 9 prill 2021. Ndjeva se nuk jam i vetmuar, por rrethuar me miq, shokë, kolegë, ish nxënës e studentë brenda dhe jashtë vendit.

Në radhë të parë falënderoj ata që morën nismën për dekorimin tim. Ishte Forumi i shkrimtarëve shqiptarë në Athinë me kryetar Skënder Demollin të cilin nuk e njoh nga afër, por e falënderoj nga zemra. Unë punova me ta rreth 15 vjet nëpër organizime shkrimtarësh ( “Fjala e lirë” dhe “Liter- art”) dhe isha i lumtur se rrethohesha nga mjeshtër të vërtetë si Stefan Martiko, Vasil Vasili, Miho gjini, Alush Avduli, Primo Shllaku,Romeo Çollaku, Grigor Jovani, etj.

Së dyti falënderoj kryesinë e PEN-it shqiptar në Tiranë me në krye poeten e talentuar Entela Kasi dhe poetin e shquar dr. Sadik Bejko.

Së treti falënderoj Org. Kulturore patriotike” Çajupi” ( Zagorie) me kryetar Andon Pango, që i përcolli me dashuri dokumentet e mia në Presidencë.

Patjetër dhe presidentin që më akordoi Titullin me dekretin përkatës.

Ndjej gëzimin dhe sadifaksionin e natyrshëm të punës sime 50 vjeçare dhe guxoj të them se shumica e urimeve dhe vlerësimeve nga personalitete te njohura te letërsisë si Sadik Bejko, Stefan Martiko, Primo Shllaku, Vasil Vasili, Faruk Myrtaj, Agim Shehu, Josif Papagjoni, Besnik Mustafaj, Zimo Krutaj, Riza Braholli, Fatmir Terziu etj. që më kanë ndjekur sistematikisht me shkrime nëpër vite me botime të ndryshme duke m’u bërë barometëra të vlerave artistike. Titulli që mora, shpirtërisht, e ndaj dhe me ta.

Patjetër dhe Presidentin e Republikës që më akordoi Titullin.

Së bashku me këta e pranë tyre kam dhjetëra e dhjetëra miq, shkrimtarë, poetë, artistë, kolegë që kanë shkruar e botuar vlerësime e kritika për librat e mi. Do veçoja një grup shoqesh krijuese që më kanë futur në borxh si Dr.Yllka Filipin, Vilheme Haxhiraj, Ardita Jatru, Albana Lifschin, Vajdete Antonin, Merita Dabullën, Lida Lazajn, Kozeta Zylo , Luiza Duka, Xhina Çarka, Muazes Qilimin etj; Po kështu kam lexues të shumtë që kanë lexuar të gjitha librat e mi, si shkrimtarët, Zimo Krutaj( edhe redaktor i librave të mia), Stefan Martiko, Riza Braholli, Gëzim Strora, Petro Mejdi, Thanas Boçi etj që rregullisht kanë lexuar e shprehur mendimet e tyre me dashuri e konsiderata. Në pamundësi t’i shkruaj të gjithë emrat e tyre, u dërgoj mirënjohje të thellë edhe ndonjë tjetri që nuk m’u kujtua.

Me respekt e dashuri të gjithëve pa përjashtim edhe atyre që më uruan pas titullit.

Juaji Pirro Loli , Tiranë 9.IV. 2021

72 views2 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif