top of page

NDJEHEMI SHQIPTARË

Nov 23, 2019
1 min read

Xhavit Gasa

NDJEHEMI SHQIPTARË


Nga Xhavit Gasa


Një copë atdhe,

në këto vise mërgimi,

na sjellin plot hare,

këta zëra brilant fëmijësh!!!

Një grusht dhé,

ku kemi lindur,

një gurë nga themelet,

që nuk lodhen duke na pritur!

Një grusht ujë të freskët,

nga të bukurat krojé,

ma sollët mua poetit,

që vargu për ju të mos shterrojë!

Për ju jemi krenar,

Ju na bëni

në dhe të huaj,

të ndjehemi shqiptar!!

@#Xhavit #Gasa

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page