Ndalim virusi


Ndalim virusi

Astrit Lulushi

Ka ndonjë, të cilit nuk i pëlqen mënyra se si tjetri është a duket, i ri, meso apo plak; madje i cakton edhe orarin se kur duhet të dalë për të shëtitur. Sot edhe një qen a mace nuk mund t’a trajtosh a shkelmosh në këtë mënyrë. Mos vallë ai ka sistem imun, apo ka çelsat e virusit dhe e komandon atë? Sepse kështu duket, dhe faji pastaj i bie teorive konspirative, të tilla do tē ketë, nëse mungon informacioni. Si mund t’i thuhet tjetrit nëse e ka mirë apo keq, gabim apo drejtë? Çdo njeri e gjen vetë vendin ku jeton, alternativa tjetër quhet diktat a robëri.

Njeriu ka disa parime; kur i krijon vetë, ecën sipas tyre, i ndjek ato dhe mund t’i ndryshojë, të vetat janë; kur parimet i merr nga të tjerët, ecën mbi ‘to, i shkel vrazhdë me këmbë, pa ndjesi, si ai që kalon në udhën e hapur nga të tjerët. Por ka edhe nga ata, të cilët fshihen nën parime, që herë mbufaten herë shfryhen, kjo varet nga rehatia që ndjejnë ose nga hija që merr eprori i tyre. Zëri i tyre bëhet rrufe kur dikush ia shkel parimet, jo rrufe që flet, por rrufe e shkruar në fletë të bardhë, e cila nxirros faqet dhe njerëzit, si dikur decibaot’ në Shqipërinē komuniste a në Kinën e Maos.

E keqja është se njeriu asnjëherë nuk thotë atë që mendon. Liria është nocion që fshihet thellë në mendje, të cilën po nuk e trazove nuk lëviz e jo më të dalë në sipërfaqe. Sa i qetë ndjehet konformisti. Me kalimin e kohës, ai bëhet parazit që jeton duke u fshehur e ushqyer brenda tjetrit.

11 views

Shkrimet e fundit