
çfarë mëkati kemi bërë, pse…, o pse gjith’ky mallkim?... pse.., nën hundëz kafshërore, frymim, ndjenj ‘e ligjërim?.. çfarë mëkati kemi bërë, a di kush, të më tregoj?.. zemrën çarë bërë gojë, pse.., veç loti ta mjekoj?.. kataklizmë, s’ta rrok truri, të mos japësh dot një puthje ledha jo e jo ,për nipër, gjallon veç ndajfolja “ tutje “… ku jeni , o rrënja ime , vajtje - ardhje në të zhdukur mrrolet shpirti nëpër lagje, dyer, porta me lloz mbyllur… nostalgji për zhurmërimën , zeniteve jetësore si në lindje dhe martesa, vetëm dyshja prindërore… çfarë zezone na ka mbytur, që na mbuloi “ zilia “ pse…, s’ikëm një vit më parë, të përlotej miqësia?!...
natasha, 11. 11. 2020
Comentários