...NDAJ MBUSHEM ME THINJA
Me pyet, se ç'dua te me sjellesh nga Shqiperia
Dhe une mbetem i mekur...
Eshte mal i larte i permalljeve te mia,
Populluar ne çdo brinje
Me te gjalle e te vdekur...
Te them te shkosh ne derdhjen e lumit te vendlindjes,
Ku humba nje pale sandale te NISH GOMES tek notoja,
Dallget, flluckat e frikes, tek perpelitesha i trembur,
Kur lumin me detin
Doja te bashkoja.
Te me sillje nje peizazh nga bedeni i kalase
Dhe horizontin perreth mbushur me enderrime...
Te perkedhelje dhe me gishta te mbuloje nje plase
Nga malli i perbashket
I imi dhe shtepise sime.
Te ecje nje cope rruge me kembe ndane korijes,
Aty ku putha nje vajze , fshehur ne zabel...
(Pse valle ma the, se korija eshte zhdukur.
Veç putana dhe kodoshe
Hynin ne motel)?
Te shkoje ne shkolle dhe ne fakultet...
Gjithkund ku kam une kujtimet e mia...
Pse me thua nuk gjete gjurme as ne toke, as ne det?
Jam i saj
Dhe eshte dhe e imja Shqiperia?
Kam patur ca miq qe shkruanin dikur, m'i sill!
Me thua qene renduar, ngarkuar me lavdine.
S'me mbanin mend dhe me hipoteke
Kishin pronesuar
Tere letersine!
...dhe per mallin tim vendose te me sillje
Vetem nje steke me paketa.
Po ti e kuptove-si valle e dije,
Keto cigare per mua
Jane tymim per eshtra.
Eshtra kujtimesh qe djeg çdo dite,
Eshtra te diteve te mia...
S'e merr era hirin.
Ai del ne floke,
Ndaj njerezit e plakur
Mbushen me thinja!
-New York,2015-
תגובות