top of page

Ndëshkim...


Kopi Kyçyku


Kur shoh përditë veç batërdi:

Kur bje me gjyma breshër e shi,

Ku zakonisht kish thatësi;

Atje ku ngrica kish bërë vënd,

Dielli i nxehtë njerëzit po çmënd,

Atje ku dita gjithnjë ndriçon,

Tani dëbora nuk po pushon;

Kur zjarret bëjnë ngado kërdi,

Tufani tjegull s’le në çati,

Luftrat po bëjnë mijra viktima,

Sikur po vriten nga vetëtima;

Them: Zot i Madh t’u sos durimi,

Sepse tek Ti humbi besimi!

 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page