top of page

NAZMI  SEITAJ: PËR TË PALODHURIN  Shpendi Topollaj


SHKRIMTARI, NJERIU                                                                              

Një nga fatkeqësitë e mëdha të kombit shqiptar ka qenë dhe mbetet vështirësia dhe përvujtja që kanë hequr dhe po heqin krijuesit tanë shkrimtarë. Rilindasit në mërgim gjatë sundimit e skllavërisë Otomane të tjerët pas pavarësisë, nga mjerimi dhe varfëria që i shkaktuan popullit  pushtetarët injorantë, hajdutë  që për interesat e tyre shisnin edhe atdhenë. Ndërsa ajo që u shfaq krejt tragjike për ta qe koha e sistemit monist me në krye diktatorin Enver Hoxha. Shumë nga shkrimtarët tanë gjatë asaj kohe gati gjysmë shekullore u burgosën, u pushkatuan. u internuan apo iu nënshtruan diktaturës, duke krijuar për të hymnizuar atë sistem e diktatorin e për t`u quajtur shkrimtarë të Realizmi Socialist. Ndërsa ata që ishin me biografi të zezë, lufta e klasave nuk i lejonte të shkruanin e të botonin krijimtaritë e tyre, sado të përkryra t`i kishin. E mbasi u shemb diktatura dhe ndriti dielli i lirisë, për fat të keq, krijuesit shkrimtarë nuk mundën të arrinin dot favoret që iu jepte kjo liri. Puna e parë që bënë pushtetarët tanë qe ajo që ta mbyllnin Lidhjen e Shkrimtarëve e Artistëve, duke shuar dhe gazetën e saj DRITA, gazetë tradicionale dhe e hershme. Godina e Lidhjes u kthye në ministri. E për çfarë iu duhej qeveritarëve kjo Lidhje, kur nuk u shërbente për asgjë. Vet një nga kryeparlamentët tanë është shprehur: “E përse do të na duhen këta letraxhinj?” Dhe për çudi, nuk pati ndonjë ankesë, kundërshti apo protestë nga anëtarët e Lidhjes, ku mund të merrnin pjesë edhe figura të mëdha, të njohura e autoritare të asaj Lidhjeje. Ndër kohë u shfaq Elita e Lartë e disa shkrimtarëve për të treguar se janë të veçantë e jo si të tjerët ”poshtë’’ tyre. Ata hera - herës takohen mblidhen bashkë, ndajnë çmime dhe festojnë duke u shfaqur në mediat e njohura, ndërsa ata që janë ‘’poshtë’’ tyre nuk e kanë këtë privilegj. Elitarët dalin e japin intervista televizive për t`u bërë të njohur duke komentuar krijimet e tyre. Ata, gjatë atyre viteve që funksionoi Lidhja e Shkrimtarëve nuk e patën përfillur atë e nuk patën shkelur sikur dhe një herë të vetme te pragu i derës së saj për t`u takuar me ata krijues fakirë për të cilët mendonin se ishin ‘’poshtë’’ tyre. Jo  vetëm në Tiranë, por dhe në tërë vendin, dalëngadalë u mbyllën e u shuan aktivitetet letrare. Aktualisht shkrimtarët janë të përçarë e të ndarë nga njëri - tjetri. Fakirët e talentuar, ngaqë e kanë kuletën bosh, nuk munden të botojnë sikur edhe një libër të vetëm, teksa ca të tjerë të patalentuar por që e kanë kuletën të fryrë, botojnë libra sa të duan edhe pse ato nuk kanë sikur edhe një vlerë të vetme. Tani nuk ka më kritika e reçensa letrare, kështu që shtëpitë botuese janë të lira për të botuar e fituar të ardhura sa mund me ato çmime të larta që mbajnë. Këta fakirë të talentuar mund të botojnë ndonjë krijim vetëm nëpër gazeta edhe pse botuesit e tyre nuk u japin as dhe një kacidhe. Dhe për këtë të vërtetë shkrimtari Kadri Tarelli thotë: “Unë e di! Mes nesh janë shkrimtarët dhe të urtët poetë, me xhepat grisur, mbetur as qindarka për një gazetë. ”Por ja që në këtë greminë lirie... ku janë duke vuajtur fakirët e talentuar, u shfaq një njeri human, me një shpirt të madh për t`u bërë shembull e për t`u ardhur me sa mundet në ndihmë këtyre krijuesve të përvuajtur. Dhe ai është Shpendi Hulësi Topollaj. Se cili është Shpendi Topollaj për ata që nuk e njohin do të mundohem t`u rrëfej duke cituar disa fragmente nga libri i botuar tash së fundit: ”I palodhuri SHPENDI shkrimtari, njeriu”, Përmbledhje me shkrime letrare dhe kritika. Një vlerësim për Shpendi Topollaj dhe veprën e tij, dhe që vjen pas librave voluminozë të shkruar për krijimtarinë e tij me tituj “Të shkruash në liri”, “Liria e të shkruarit”, “Një shkrimtar i çuditshëm” dhe “Kur mendja bashkohet me zemrën”. 

 Duhet thënë se Shpendi është autor i plot 80 librave që ai i ka botuar vetëm në tridhjetë vjet. Akademiku dhe shkrimtari ynë Kopi Kyçyku është shprehur për Shpendin me vargje poetike, si të shkruara mbi mermer, me shkronja të mëdha prej ari përpara një piedestali të ndritur: Miku, kolegu, dhe vëllaj,/Shkrimtari Shpendi Topollaj/Duart me libra i ka plot/ Aq sa nuk numërohen dot./Por kryevepra madhështore, /Janë virtytet shpirtëore, / Që i shpalos me modesti, / Me të pamatën mirësi. / Gëzuar trimi mençurak / Talenti yt s’njeh as një cak / Të pastë Kombi jetë e mot. / Bekim të dhëntë i Madhi Zot.                                                            

Poeti Bajram Sulejmani, një nga miqtë e afërmë të Shpendit, shprehet për të: ‘’... ai për asnjë çast nuk e hoqi nga mendja dhe zemra e tij ushtrinë, ku pas shkollës “Skënderbej” dhe asaj të Oficerëve, shërbeu për një kohë të gjatë, ku mori gradën kolonel dhe la kujtimet e një  njeriu dhe kuadri model. Por nuk mund të rri pa thënë se dhe pse punoi për rreth njëzet vjet në organet e drejtësisë, përsëri, jeton në një apartament pesëdhjetë metrash katrore”.                                                                    

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page