Zhytur kaltërsisë ujore, aty ku zë fill Radhima
Sytë, telajos natyrore, kodrinës shfaqet Kanina…
Emër që më cingëris ,nga ta kap e nga ta nis
Rrëmbej daltën e leximit, e pamundur ta bitis...
Labirintet e mendimit, me të katra i kam bredhur
E kërkoj cep më cep, cila kudhër e ka derdhur…
Le që më bloi një pyetje, si ardhur ky toponim
Ç’do të thotë, e si zbërthehet , u lodha me diskutim…
Lexuar, nga ''Kaonia '', pranë maleve '' Keraune''
‘’ Kan - Je - Je ‘’ e pa kuptimtë, gjakosur , prej hordhis turke...
As të parën, as të dytën , e s’i mundet t’i besoj?!..
Me të ‘’ drejtën ‘’ e poetit, dhe kur s’ësht’vet e krijoj…
‘’Kanina ‘’oh, sa hyjnore, ndjenjë e pasjes e bollëkut
Si për vete dhe për miqtë, shkelmin dhe fukarallëkut...
Nis me ‘’ kam ‘’ në vet të tretë, thënë të parët , vite shpejt
Pjesa tjetër ninulldjepi , nina -nina , fli... , o jetë...
Nina - nina , rritu bir… bëhu Zot në troje vet
Mos Hyjnori e dëgjoi , këtë zë të ëmbël nëne
Mallëngjyeshëm i mahnitur i tha hapu asaj zemre…
Dhe gjëmimshëm lëshoi zërin, bregorja plot lulurina
Ninulldjepi po dëgjoj , pse të mos gdhendim ‘’ Ka - nina ‘’?!...
Siç e thash edhe më lartë , me të drejtën e poetit
Edhe po nuk u pëlqeu, nuk është dita e kiametit…
Shpirtin cit me dashuri,zemra bam me regëtima
Filigram i vargut tim , qëndis mbi emrin ‘’ Kanina ‘’!...
Natasha Limaj ( Fejzaj ) 25 . 08 . 2024
Comments