top of page

NATA E KISH FAJIN!


ree

Dhimitër Pojanaku


NATA E KISH FAJIN!


Na hodhi nata në mëkat,

Ajo shtriganka e pacak,

Ajo esmerka për merak.


As shumë s'e desha, as shumë s'më desh,

Po natë e zezë na shtiu keq

Në një ujdi për djall e dreq.


Edhe na zhvishte si e marrë,

Në buzë na vinte magjira fjalë,

Në trup na shtinte prush të valë.


Ajo, ajo na hodhi në mëkat,

Ajo, shtriganka e pacak,

Ajo, esmerka për merak.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page