top of page

Nafora e kombit


Kristo Çipa për Petrit Rukën

Të nderuar miq,

Nëpër ligjërimet e vdekjes, mes psherëtimave të lënduara të shpirtit, nën cipullin e zi të ditës së sotme, po përcjellim më të ëmblin ndër gjithë poetët shqiptarë, arshivistin dhe fidan-rritësin më të zellshëm të baladave shqiptare, të pikuarin e ëndjes labe, Petrit Rukën.

Të qoftë mjaltë balta jonë!


Nafora e kombit

Nga Kristo Çipa “Mjeshtër i Madh”


Përmidis lotit ëngjëlli erdhi,

Të mblidhte shpirtin borzilok,

Nëpër trishtim gremiset qielli,

Xhade e mortit, jo s’bëhet dot.


Ku shkon Petrit? Syrin mos fik!

O mëndafsh ere e dashurisë.

Kuajt kanë nisur mitologjitë

Me një prej tyre, kthehu sërish!


Por ç’kalë zgjodhe këtë radhë,

Petrit i ëmbël, veç ti e di.

Cipën e dritës qëndisje ar,

Na qepe shpirtin me fill të zi.


O vesë e ëmbël! Naforë e kombit,

O lab i leshtë! O lot i gurtë!

Do ndjejë pendesë kur t'i vesh Zotit,

Nga gjithë ëngjëjt, ti je më i urtë.


Ne buzë paqeshur do ngrysemi prapë,

Na lanë yjet. Qielli i ve,

O dhe i zjarrtë, sa baltë dhe gjak,

Mbaji shenjtorët mos i përze!


Të mbajë një meshë poezie,

Të marrë avdes nëpër balada,

O njerëz gjaku- Shqipërie,

Ç’farë mund të bëjmë,

të kthehet mbrapa?!

42 views1 comment

1 Comment


Bardhyl Maliqi
Bardhyl Maliqi
Jul 07, 2021

Një këngë që nderon poetin tonë Petrit Ruka, por edhe ty Kristo Çipa!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page