Në Topallti në stinën e dimrit



Gëzim Llojdia

1.

Ajri, që të ngop. Fryma e tokës, që çlirohet  vjen aromë dheu të lagshtë në këtë dimër. Art i mahnitshëm i punimit të tokës  në Topallti .Bujq ku fushat fëshfërijnë erën jugore në  pikën e vesës . Tingulli i vazhdueshëm i shiut që derdhej. Peizazhe dramatike të mrekullueshme  të gjithë e dimë se çfarë  quhet kjo krahinë,nuk është Labëria. Topallti: përmendur nga vendasit .Nëse do ta përshkruajmë kur zbret nga kodrinat e buta me ullinj në Risili,shkon tatë poshtë,udha. Asfalt i vjetruar shumë. Nuk kthehemi drejt thertores ,majtas   dhe drejt sipër është Ceprati një fshat i vogël .Atje në kodrinat  e buta. Jeta e një fshati si në çdo fshati shqiptar.“Ne pamë disa drita në fshat dhe një pikë referimi në udhëkryq. Një burrë i ardhur nga fshati na  shpjegoi:Këtu  një shëronjës e  njohur .Njihte mistikën më mirë se një fetar Nënë Tana e thërrisnin . Mistikën e lashtë trashëguar ndër njerëzin e këtij dheu,plaka që ka ndërruar jetë e njihte mjaftë mirë. Dielli po shkëlqente shkëlqyeshëm. Retë e trasha të natës së mëparshme u shpërndanë, duke lënë pas një qiell të ndritshëm, blu. Zhurma e zogjve ishte një lehtësim i mirëpritur nga shpërndarja e pandërprerë e pikëzave të shiut. Kanalet vaditëse që dikur ndërthurnin tokat e fermës,rrethohen nga kallamat e tharë ,por më një pamje magjepse për stinën. "Fshati? Cilin fshat? Nuk ka asnjë fshat brenda pesëdhjetë kilometrave, përveç këtij. Llakatundi është një qytezë e madhe. Kishte dhjetëra familje. Ishte një komunitet i gjerë  në kohën e fermës bujqësore. Përfshinte  të moshuarit, të rinjtë dhe kryesisht gratë - nënat e fshatit. Kishte çerdhe,kopshte,zyrat e fermës u kthyen në komunë,sot njësi administrative,shërbimin shëndetësor,shtëpi kulture .Jeta  këtu në Topallti aso kohë ishte e gjallë e pasur. Madje  në rrjete sociale e quajnë:”madhështore”.Skenat e një filmi ,xhiruar  xhiruar në celuloid janë në Facebook e Llakatundit. Dimri thanë barin. Pranvera, këtu besoj. Është një shpërthim lulërie të mahnitshme.

2.

Rrëfime nga Topalltia.

a-Njësia administrative  përbëhet nga fshatrat Shushicë, Bunavi, Beshisht, Grabian, Drithas, Mekat, Llakatund, Çeprat dhe Risili. Llakatundi ka eksituar në vitet socializmit,e llojit fermë bujqësore me emrtimin:”Ndërrmarrja Bujqësore :”Lufta e Vlorës “Llakatund. Po ndalemi te kujtimet e shkrimtarit Luan.K.Cipi:Më 1 Gusht 1975, bashkë me shokun tim të vjetër, Vasillaq Ndinin, shoqëruar nga kryeinstruktori i K.P. Rrethit, shoku Bardhi Bega, nisemi për Llakatund. Unë në Llakatund, kisha qenë vetëm 30 vjet më parë, kur, babai im bënte atje punë argati angari, siç ish porosia e Partisë Komuniste, për ish kapitalistet e shpronësuar.  Atëherë ndenja atje vetëm disa orë deri sa, mbaroi dita e punës, ndërsa këtë radhë do të rija, gati 6 vjet, deri në fund të pranverës së vitit 1981. Në Llakatund shkuam, me autobusin e linjës, nga rruga e Çezmës së Thatë- Drashovicë -Risili dhe hymë drejt e në Zyrën e Partisë, ku na priste e mbledhur administrata e Fermës. Në krye qëndronte sekretari i Komitetit të Partisë i Ndërmarrjes, Mersin Tozaj, një burrë energjik e dashamirës dhe krah tij Ejup Mita, drejtori, një specialist me shumë përvojë agroteknike e shkencore. Bardhi Bega na lexoi motivacionin e përgatitur, ku na çmonin si kapacitete që do shpëtonim ekonominë dhe financën e shkatërruar të kësaj ndërmarrje shtetërore të rëndësishme. Vasillaqi dhe unë, që kishim bërë “çudira” në detyrat e mëparshme, vinim: ai në detyrën e Kryetarit të Degës së Financës dhe unë në atë të Planit dhe Furnizim Shpërndarjes.

b-Në fshatin Llakatund të Vlorës janë rivarrosur eshtrat e Syrja Bej Vlorës.

c-Kastriot Dervishi:Ferma e Llakatundit, aty ku fjeti Musolini, Ciano dhe Viktor Emanueli III :konfiskimi i shoqërive italiane e gjermane nga komunistët.

d-Këngëtarja Aurela Gaçe, e cila njihet për tipin dhe karakterin e veçantë ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga vendlindja e saj kur ishte 18 vjeç dhe vazhdonte gjimnazin. Këngëtarja thotë se ka jetuar deri në moshën 19-vjeçare në Llakatund, ndërsa ka treguar dhe një histori komike të asaj kohe. Aurela thotë se kur shkonte të blinte bukën, ngrinte minifundin në bulevard(Shqiptarja.com).

e-Dionis Qirixidhi ishte përgjegjës i shtëpisë së kulturës në Llakatund,Nga shkrimet e tij të hershme:-Ishte nëntor i vitit 1962, Dritëroi kishte ardhur në festimet e 50 vjetorit të Pavarësisë në Vlorë. E prita kur po merrte gazetën tek libraria afër Sheshit, me një fletore me vjersha në dorë. Jam nxënës,- i thashë, dhe i tregova vjershat. E shoqërova një copë udhë. Ma mori fletoren, dhe ma humbi.- thotë duke qeshur Xhevua. Po mirë bëri.- E harrova në hotel, veçse poezitë i lexova!-Kjo ishte njohja e parë me Dritëroin.- vazhdon të tregojë, duke u ngritur tashmë në këmbë, e duke qëlluar ballin me pëllëmbë-Çudi si mu kujtua ky çast: Porsa kishim lexuar poemën e Dritëroit ku thoshte dhe emrin e një klubi ku rrinte me shokë. Vajtëm ta takonim, bashkë me Spiro Deden. Shkrova, para se sa të vinte në klub disa vargje, kur e shohim se me të vërtetë erdhi së bashku me Vito Koçin dhe Miço Kallamatën. Shihnim me kërshëri si do reagonte me këtë poezi që ja dërgova me kamerierin:Një krikë me birrë/ në klub sot na solli/ po ty nuk të gjetëm askund/ E njihni lirikun e madh nga Devolli?/ Garsonit ju lutëm më në fund./ E si mos e njoh komikun e hollë/ Paçka që s’na lë asnjë grosh,/ Më thanë letrarët kur u mblodhë/ krejt famën ia hodhën përposh”...

f-1973. Në qendrën e fermës mërijnë traktorët. Gjithë natën banorët nuk flinin nga zhaurrima  e traktorëve të filmit. Traktorët e fermës ishin  në fusha dhe kënga e tyre  mbyllej shpesh, në mëngjes .Filmi quhej :”Brazdat është film dramë i regjisorit Kristaq Dhamo, prodhuar më 1973 në Shqipëri. Regjia: Kristaq Dhamo, Skenari: Dhimitër Xhuvani. Producent: “Shqipëria e re”. Muzika: Shpëtim Kushta. Përmbajtja e filmit:Marta është një vajzë e re energjike e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim burri i saj Ademi i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme. Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit i cili jepet shumë pas interesave vetjake .Kuptohet ishte konteksti i kohës.Aktorët:Elida Janushi.....Marta.Pandi Siku..Ademi.Astrit Cerma .Zeneli.Muhamet Sherri ....Brigadieri.Sotiraq Bratko....Skënderi Albert Verria.xha Selo, babai i Ademit.Ilia Shyti .Përgjegjësi i oficinës.Suzana Zekthi.Liza Laska ..Përgjegjësja e robaqepsisë.Ndrek Luca .vëllai i Ademit.

3.

Hapy end. Aso kohe në Llakatund diku aty nga viti ‘88.Mbaj mend te plepat  lejlekët e mëdhenj. I shihja aq  afër dhe largët dhe  përmbi folenë e tyre.Dy shpendë të mëdhenj, që strehoheshin në aty .Pa u trembur nga zhaurrimat e njerëzisë.

  1. Viron Kona:U shqetësuan shumë edhe banorët e Llakatundit të Vlorës kur çifti i lejlekëve që vinte për vit në lisin në qendër të qytezës, ngaqë foleja e tyre u shkatërrua nga një stuhi e fuqishme, ata u larguan dhe s`po dukeshin të vinin. Atëherë, disa nga banorët më të pasionuar dhe më të merakosur për lejlekët, ndërtuan një fole me dru e kashtë, atje ku kishte qenë e mëparshmja. Mëngjeseve dhe mbrëmjeve dilnin te qendra e qytezës dhe me shikim nga lisi prisnin me ankth gjersa çifti i lejlekëve erdhi dhe u vendosë në folenë e re, duke gëzuar fshatin, banorët e tij e veçanërisht fëmijët...Tani them me veten time:Seç mu kujtua për dreq,poezia e Kadaresë:Lejlekët ikën.Fill pas teje/Si stof i keq u zbeh blerimi/Dhe ngjajnë toka, pylli, reja,/Me negativin e një filmi./Tani në fusha shkoj menduar/Ku nis të fryje erë e ftohtë,/Ku ca mullarë te gjysmuar/Duken që larg si Don Kishotë.

  2. 4.

Sfondi i sotëm i kësaj qendra .Ndryshe nga shumë fshatra apo qyteza fushore që hynë drejt ,për të shkuar me mercedez deri në qendër, duhet ti biesh nga prapa kthesa e xhamisë për tek lokalet shumta të shërbimit, por me fare pak brenda tyre. Vilat e reja që shkëlqejnë .Dhe kontrasti me pallatet e socializmit. Ngrehinat e tipit të vjetër janë pallatet e aso kohe,të grupuara.Të rejat ndërtime janë lokale ,qendrën  e kam gjezdisur nga të dy anët, që e rreh xhadja.

5.

Llatundi në qendër ka 2  shkolla. E mesmja:” Faslli Danaj”.Për të rrugëtuar në vatrat e dijes në Topallti  të Vlorës,ku mësojnë nga vocërrakët. Shkolla e Llakatundit është sipër,mes një grumbulli banesash. . Ka ekzistuar një mëndim tërësisht i gabuar.Në shkollat e fshatit nuk bëhet mësim .Klasat të mbyllura dhe asgjë nuk përpinte. Hera-herës dëgjohej zëri i ndonjë mësuesi në dërrasën e zezë. Mësimi këtu nuk dallohej nga ai në qytet.

6.

Në qendër bisedojmë për jetën e qytezës .Ka një rrudhje të banorëve. Në rrjetet sociale deri te :”Aurela rebelja e Llakatundit”, përmendin jetën që dikur këtu ziente. Emigrimi dhe kushtet e vështira papunësia pas ndarjes së tokës dhe bërja pronar me dynymët e ndarë të  bujqësisë. Eh bujqësia,toka e butë e fushës dheu që lëshon aromë vuan ende për të zotët e vërtetë. Një fermer ka mbjelle disa lloje frutash, por mundësia për të shfrytëzuar dheun e butë të këtyre fushave, që kanë ujin e Shushicës është e vogël. Kjo fermë që nga vitet 30 me tokat e saj mund të ishte një fermë si dikur kurrë prodhonte,grurë,misër, perime .Fushat e begata ,që shihen në sfond deri në fund ,cfarë duhet të bëjë me to fermeri çfarë të mbjell që kërkon tregu i sotëm?Shtëpitë nuk shtohen dhe që kur plasi epidemia e ikjes,pra emigrimi në Gjermani  ajo ka infektuar edhe banorët e saj, që një llaf e bëjnë me ty dhe një sy e kanë përtej vështrimit tënd, kështu edhe në Risili dhe kudo. Përballë largimeve masive , që pas viteve 90 të të rinjve,  dikush  na tha: "Në të njëjtën kohë unë jam i zemëruar me të rinjtë që na kanë braktisur, por gjithashtu jam i zemëruar me mungesën e perspektivave që nuk i lejon ata të qëndrojnë këtu."

0 views

Shkrimet e fundit