Në fund të ditës…



Në fund të ditës…

Në fund të ditës…


Fatmir Terziu


Nuk mendoj se ka ndodhur ndryshe. Thuajse e njëjta pamje ka qenë për secilin nga ne. Gjithkush, secili në fakt e kemi pasur një fushë të afërt a të largët, e kemi pasur një kodër, a mal si të tillë, larg apo afër, … një rrjedhë uji të cituar në fjalorin shqip, si përrua, zall, lum apo dhe në atë që pakkush e ka pasur fat të ket edhe Det, edhe Liqen, edhe… diçka tjetër më të rallë thjesht kanal, apo rezervuar. Dhe mbi të gjitha që nga fëmijëria jonë kemi vënë në punë, në aradhë gjërash, mendimin tonë të ardhur si virtyt i asaj që na ndjek nga përqark. Truri ynë ka shkuar më thellë, në jo pak raste, në jo pak...

Ndërsa është i aftë të arrijë mendimin abstrakt, atë të rendit më të lartë, truri ynë ka tentuar të funksionojë më mirë, kur ka parë dhe synuar ndarjen e të dhënave në pjesë të menaxhueshme. Për shembull, shteti në të cilin banon është i dobishëm në një pikëpamje mjaft të “vockël” të vendndodhjes, por kryesisht i padobishëm kur bëhet fjalë për porositjen e një “pice”, jo të një byreku që ndodh të jetë gatuar nga brezi që trashëgon traditën. Si të tillë, speciet tona natyrshëm nga kudolindja, deri tek kudondodhja ende zhvillojnë rrugë, kode postare, udhëzime madhore dhe një mori faktorësh përcaktues për të përshkruar shtëpinë me qartësi të mjaftueshme për të siguruar që kulmi i mirësisë të arrijë i sigurt dhe i shëndoshë. Por ndodh… eh, ndodh.

Me të njëjtën shenjë, ne prishemi edhe kur pimë kafenë, edhe kur bëjmë mirësi, edhe kur diskutojmë shkrimin a muzikën. Edhe kur ndjekim folk-traditën… Në pjesën më të madhe, për zhurmën në sfond, ka një pikë ku specifikat e asaj që ne thithim ajrisht bashkohen me një pjesë të identitetit tonë socio-kulturor dhe bëjnë edhe tallava që na përfshin në hava. Pavarësisht nëse kjo reflektohet në nxitjen e papritur për të veshur modën e padëshuruar, ndërsa rreshtohemi papushim ose vazhdimisht duke rifreskuar një përshtatje, kështu që e dimë se cila hapësirë ​​e dedikimit, po pret një term të teknologjisë deri në agim, më të apasionuarat mes nesh përfundimisht bëhen ato që ne thithim. Këto gjëra bëhen versione të tretura të vetvetes. Mbi të gjitha, dikush që kurrë nuk e ka prishur zemrën e tij, me siguri nuk do ta vlerësojë një penë të ardhur rishtas, aq sa pjesa tjetër e jona, që është njohur e dalluar prej penës.

Dhe ndodh të humbasim … edhe atë që syri na e ka dhënë dhuratë nga fëmijëria. Dhe ndodh… Pastaj një mëngjes i paqartë në dimër, na pëson dhe pason atë që ndodh si mjegullnajë. Dhe befas është pas në mjegullnajë, që gjithçka që ka lënë është një mjegullnajë.

Natyrisht, në këtë mes, udha vazhdon, edhe pse është mjegullnaja. Por, në fund të fundit, etika e rrugëtimit, edhe mes mjegullës, gjithmonë arrin të bëjë jehonë gjithçka që vjen nga larg dhe afër, që nga strëgjyshi, gjyshi, babai që na më mësoi të besojmë në ecjen tonë. Nëse kjo do të vazhdojë të mbetet në këmbë, edhe për dikë që për t’u zgjedhur dhe për ta zgjedhur, pranon rrugëtimin në mjegullnajë, pranon vetëm rrugëtimin e tij, sepse rrugëtimet e tjera janë të ndryshëm, dhe mbetet duke refuzuar të vendosë besim në autoritet, ose të mbledhë të gjithë shpirtrat e tjerë të humbur, duke injoruar shoqërinë, do të vazhdoj të mbetet dy hapa në të majtë të rrjedhës kryesore që e shpie mes mjegullës në greminë. Eh, prapaskenat! Prapaskenat janë si trupat e larguar nga jetë nga kjo botë, në morgun e ftohtë.

Pra, ndërsa po kryhet një autopsi për këta trupa për të siguruar që lëkura, organet dhe kockat e gjata të krahëve të tyre mund të përdoren për donacione, jeta ka udhën e saj në rrugicën e ngushtë të shpirtit, duke dëgjuar ridëgjimin e basit përmes asfaltit si shkopinj të tharë që luajnë në një bodrum të mbushur me zezërimë. Në fund të ditës, unë mendoj se gjithçka ka të bëjë me atë që duhet “ndonjëherë” dhe duhet të ndodhë ndonjëherë. Kanalizimi i të lënduarve dhe zemërimit me ulërima derisa t’i mbërthejë, bëhen pak e nga pak, sikurse edhe zbrazëtia e botës, të tillët zbehen dhe zhbëhen si të njerëzishëm, dhe mbesin të njerëzishëm gjithnjë më pak e më pak. Në fund të ditës...


#fatmir #terziu


0 views

Shkrimet e fundit