top of page

Më mungon


Vaso Papaj

Më mungon, Kur terri shuan gjurmët nëpër gurë, Kur dielli valët detit ia përkëdhel, Si hije më gjurmon, s’më ndahesh kurrë Dhe lodhja brenda vetes nuk më del.

Më mungon, Në shikime, në buzëqeshje, s’të kam gjetur. Në biseda lënë përgjysmë, më mungon. Në grykën time si një nyje më ke mbetur, Bëj të të gëlltis e kurrë poshtë nuk më shkon.

Më mungon, Mund të shtirem, se jam mirë, por më mungon. Tani kuptoj seç është, të mos ndjesh’ një çast intim, Mos më ndodhesh pranë, kur gjumi më harron, Kur ecën këmbëzbathur brenda shpirtit tim.

Më mungon, Ku të t’ kërkojë? Do gënjeja veten. Më mungon, Je lutja ime në të ftohtët e mëngjeseve pafund Për rreth, i arratisur ësht’ dhe ajri. Më mundon. Të të shoh edhe një herë, gjithë botën do ta shkund.

52 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page