top of page

Myzafere Haxhiademi: në 25 vjetorin e ikjes nga jeta të njeriut tonë të dashur Emin Haxhiademi!





Përkujtohet 25 vjetori i ndarjes nga jeta të Emin Et’hem Haxhiademit

 





Sot zonja e nderuar Myzafere Haxhiademi ka përcjell një status të shoqëruar me një fotografi dhe me një tufë me lule duke nënshkruar „në 25 vjetorin e ikjes nga jeta të njeriut tonë të dashur Emin Haxhiademi!“ Ndërsa nga përtej Atlantikut në një status tjetër e bija e të ndjerit, Hortensia Haxhiademi Pellumbi, shkruan: „E dashur Mami,  Ardiani & unë mbollëm një pemë mbrëmë, në këtë 25 vjetor. Çel e bardhë , e di Ai do e pëlqente … Qershori ynë i dhimbur, i malleve… I ëngjëjve në qiell… Të dua fort fort Mam, që i kujdesesh gjithçkaje. Që gjithnji dërgon përqafimet tona.“

Emin Et’hem Haxhiademi, ishte i biri i dramaturgut, dhe pasi kaloi një kalvar si pasojë e vdekjes së të Atit në burgjet e diktaturës me ardhjen e demokracisë u rrjeshtua në radhët e para. Në vitet e jetës së tij ai shërbëu si mësues, por dhe u bë dhe Kryetar i Bashkisë së Elbasanit. Ai ka sjellë edhe një rrëfim për arrestimin e të atit, që i kushtoi shumë shkrimtarit të ‘damkosur’ në komunizëm. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij.



28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page