top of page

MYSLIM MASKA: MEXHI

MEXHI*


MINI TREGIM NGA MYSLIM MASKA


Hije, vetëm hije, shfaqen dhe vërtiten në këtë botë. Vetëm hije , rrotullohen mes meje dhe teje. Siç vërtitem edhe unë rrotull tyre. Një kaos. Një rrëmujë. Një ankth, Një dhimbje e tmerrshme për pasojë. Po pse xhanëm  të ndodh kështu?, Përse?, tha

me vete shkrimtari duke u ulur në tavolinën e punës. Mos  ky , Mos ky është  thelbi I kësaj jete. Kjo është esenca e kësaj bote?  NDOSHTA ! ?


U ul në tavolinë. Ktheu një gllënjkë UISKI SKOCEZ duke e shoqëruar me dy-tre thelpinjë bajamesh të pjekura, mbështeti kokën mbi dorën e majtë... dhe për një kohë të papërcaktuar ngeli ashtu, i ngrirë si një skulpturë. Ishte tepër i lodhur.   Intervistat e shumta të gazetarëve tepër të shquar, të zgjuar dhe dinakë, e shtrydhën gjer në shterpësi, jo vetëm ndërgjegjen, por dhe nënndërgjegjen e tij, aqsa menjëherë pas Uiskit Skocez, krejtësisht pa vullnetin e tij, mbështeti kokën mbi skrivani dhe iu shfaq ajo jetë që kishte jetuar dhe vdiq! Por, pikërisht ajo e rivdekura u ringjall, dhe mbeti kujtesë e kësaj bote, si Mexhi që u bë Yll, një kone që bredh nëpër qiell si një engjëll magjik mes yjeve si shpirt i njerëzimit, rënkon dhe qan për ato gjëra të tmerrshme që sheh rreth e qark botës, sa unë habitem jo vetëm për bukurinë por dhe për mënçurinë e saj...Ç’tju them?- tha shkrimtari dhe ktheu edhe një gllënjkë uiski. Këto i ka thënë Gogoli.

   Po- tha Gogoli nga pavioni i të çmendurve ku prehej në krevat. Mexhi është ëngjëlli im e kam nxjerrë nga shpirti, është Bija ime- tha-duke perkëdhelur portretin e Pushkinit, mikut të madh shpirtëror, që e mbante përherë poshtë jastëkut. Dhe bisedonte parreshtur me Të për te gjitha problemet, sidomos për ato letrare!

 Befas, ndjeu një dhimbje të madhe që hë përhë s’po e kuptonte se ç’është kjo forcë e mbinatyrëshme që e bënë njeriun të shenjtë, të bukur, fluror, saqë qan e ulërin me dhimbje për ato që sheh dhe dëgjon rrotull tij. Po qante duke thirrur, ndihmojeni mikun tuaj që u ka dashur shumë!...Ju lutem shumë më njoftoni MEXHIN në celular     

   Dhe erdhi MEXHI , KONJA, duke angullitur,(sipas zakonit njerëzor duke qarë.) E emocionuar e puthi e perkedheli me putrat e buta si mëndafsh. Në mjekërr, në hundë, në sytë e përlotur duke i thënë : Drejtësia në thelb paska ngelur thjeshtë një ekuivalencë midis atij që jep dhe atij që merr. Mirë, po ku është shpirti, ku është NJERIU? Kështu do vazhdoj nëpër shekuj? Akoma s’ka lindur Ajo dritëza e vockël

E pafajshmja, e brishta, hyjnorja që njeriu të bëhet NJERI, siç është në të vërtetë?

Dhe të dy u përqafuan dhe vdiqën për të dytën herë. Thonë se nëpër ëndërra panë HIJE...HIJE...HIJE...

Athinë – Nëntor – 2025.

   *MEXHI , KONJA, personazh i tregimit të Gogolit ,shenimet e një të çmenduri.

 
 
 

1 Comment


Vasil Klironomi
Dec 15, 2025

Një përballje e vetëdijes me nënvetëdijen. Lavdërim vdekjes; (autori i falë  trajtën e lëvizjes.) Një përjetësi e shumëndërruar, kaos... dhe talenti i autorit që na thotë se se shpesh, ashtu si në poezi edhe në prozë shpërthimi krijues nuk pranon llogjikën.


Myslim i dashur urime!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page