
MUGËTIRË
Ç’digjet, vallë, brenda meje?
Mos gjë zemra ka marë flakë?!
Shtrydh mbi gjoks tufët e reve,
Rrjedh shi ditë e natë.
Thërmoj qiellin e zbardh dhenë,
Strehëve u ve qerpikë.
Gjithësinë e ve të flerë,
Pa gjumë mbeta natë e ditë.
Në mugëtirë u zhyt fshati,
Kreshpëron mal’i gurtë.
Pres të vijnë prej së largëti,
Të sertët garguj e të urtë…