MREKULLIA E NJOHJES FAKTIKE


Lumturi Plaku

MREKULLIA E NJOHJES FAKTIKE

në romanin e shkrimtares Lumturi Plaku “Rruga e mjerimit”


Vullnet Mato


Ndryshe nga kështjella letrare e ngritur me anën e fantazisë, kështjella e lartësuar që nga themelet me fakte jetike, i ka siguruar shkrimtares Lumturi Plaku arritjen e ndërtimit të një vepre romaneske me dy vëllime voluminoze, që të befason me përjetimet e gjalla të personazheve të saj. Kam bindjen e plotë për të dëshmuar me leximin e kësaj vepre, se kjo zonjë emigrante prej gjysme shekulli në Itali, i ka sjelle letërsisë shqipe një mrekulli letrare. Duke punuar prej vitesh si Mediatore kulturore, e emigracionit shqiptar në shteti fqinj, autorja Lumturi plaku, jo vetëm ka pasur nëpër duar të gjithë dokumentacionin, por edhe përjetimet personale të shqiptarëve të sistemuar aty me punë e strehim, pas viteve të hapjes së Shqipërisë me botën perëndimore. Gjithashtu përvoja saj letrare, me botimin e disa lirave shqip e italisht, ka bërë që ajo të arrijë në këtë vepër edhe nivelin e lartë artistik të një romani bashkëkohor, me stilin tradicional të rrëfimit. Të lënë pa fjalë dhe krejt pa frymë, rrëfimet e tmerrshme të dhunimit e keqtrajtimit të prostitutave fatkeqe, të përdorura nga kriminelët tutorë, për t’u pasuruar me trupin e tyre, në tregun e mishit të bardhë, nëpër semaforët e turpit. Rrëfimet e