top of page

Mozaiku i alternativave


Nga Fatmir Minguli


Mozaiku i alterantivave të një të riu durrsak.


(Një vështrim ditëve tё sotme durrsake)

Të shkruash për një të ri durrsak si është Adison Bejdolli, ndoshta dikujt do t’i duket e kollajtë, sepse ekziston një lloj mentaliteti jo vetëm social por dhe mediatik pёr artikuj tё ktij karakteri. Kuptohet se Adisoni me moshë mbi tridhjetë vjeçare nuk është hero i rendit 007 ashtu si me shaka e thërrasin mjaft shokë të tij. Mund të mos jetë hero i Jan Flemingut por ama është hero i lloit të vet kur tërë ditën e ditës e ka të angazhaur me punë konkrete dhe me aktivitete të ngjeshura socio- kulturale.

Mbas mabrimit me sukses të shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet të Durrësit në specialitetin e instaluesit hidrosanitar ai me një lloj guximi të vacant vazhdon studimet në Universitetin UAMD “Aleksandër Moisiu” në fakultetin e studimeve praktike për informatikë praktike. Ja që u hap rruga e alternativave për këtë të ri durrsak. Dhe arrin të kapë mësimin e gjuhëve të huaja, anglisht dhe italisht si artifica që do e ndihmojnë në alteranativat e punës dhe jetës së tij.

Adison Bejdolli është vetë një mozaik punësh që ka bërë e që të gjitha me drejtim krejt normal: Në UKD- ujsjellsin e Durrësit për dy vjet si specilist, në ABCOM+ VODAFON si përgjegjës mirёmbajtje i IT- së dhe në instalime elektrike dhe së fundi në formacionin e NSHK- ndërmarje e gjelbërim- pastrimit në sektorin e mirëmbajtjes së përgjithshme.

Ai ka lindur në vitin 1989, në prag të ndryshimeve të mëdha për shqiptarët, dhe bëri mirë “që lindi “ në këtë vit sepse alternativat e jetës së tij të ardhme do të ishin tejet dashamirëse. Dhe alterantivat s’kanë të sosur. Pëlqen Adisoni udhëtimet, këto frymëzuese shekullore, pëlqen alpinizmin, këtë udhëtim nga poshtë lart dhe si për çudi Adisoni pëlqen të kundërtën e alpinizmit, hedhjen me parashutë, nga lart poshtё madje me shpejtёsi jo të rёnies sё lirё, falё parashutёs. Me tё tre këto hobi kuptohet se ky u ri sfidon frikën dhe çudia tjetër, për mendimin tim, është se ai nuk më përmendi notin apo zhytjen në ujrat adriatikase të Durrësit. Ndoshta ka harruar! Merr përsipër bërjen e reklamave me fotoshop dhe me video me aplikim të ADOBE Premer Pro duke hyrë thellë e më thellë në teknologjinë informatike e sidomos në sistemet e informacionit kompjuterik.

Por le të kthehemi pak mbrapa në histori. Familja e Adisonit ka ardhur nga qyteti i Beratit në Durrës dhe kjo ardhje më çon të mendoj në një fakt historik të veçantë. Kur në Durrës ra tërmeti i fortë i vitit 1926 shumё qytetarё durrsakё shkuan për të banuar përfundimisht në Berat. Berati ishte në atë kohë qyteti i dytë mbas Shkodrës nga ana ekonomike. Ja se çfarë mëson nga interenti për Beratin e atyre viteve.

“Në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venetikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare…”

Dhe çudia ndodhi në vitin 1990 mbas ardhjes se demokracisë në Shqipëri. Njё pjesё e madhe qytetarësh beratas u “kthyen” në Durrës. Ndoshta dhe ky Adison Bejdolli është pinjoll i durrsakeve që ikën në Berat!Ndoshta i ndonjё stёrgjyshi tregtar qё aq tё shumtё ishin nё Durrёsin e atyre viteve.

Agjensia imobiliare që është hapur së fundi nga vetё Adisoni është një nga treguesit e sensit të biznesit që ka ky djalë, interesi i të cilit i tejkalon të gjìtha parashikmet e mundshme. Ai është prezent në çdo aktivitet të shoqatave të ndryshme durrsake ku vend të rëndësishëm ka ajo e “Durrësi Active” e më tej ajo e “Bycikle Durrës” si shoqatë sportive dhe sociale dhe “Critical Mass” si pjesё e një nisme botërore për të protestuar dhe propaganduar ecjen me biçikleta.

Janë këto veprimtari të larmishme të durrsakut- beratas ashtu siç e quan dhe bashkёpuntori i tij Ogert Keçi, që e bëjnë atë mjaft komunikues me njerëzit. Ai pa konfonduar interesat e biznesit me ato humanitare ai kap skajet e mirsjelljes qytetare, atë mirësjellje që shoqata “Durresi autoktion” e promovon në eventet e ndryshme.

Ja dhe fotografi mediatik Griseld Hoxha e njëkohësisht mik i Adisonit duke qeshur thotë: “Edhe agjent i rendit 007 të ishte ky djalë, nuk do të kishte kaq shumë alternative.”

Po! Eshte krejtësisht e vërtetë. Ai komunikon me klientët e agjensisë imobiliare njësoj si me porositësit e reklamave e po njësoj me miqtë e tij të propagandimit të pedalimit me biçikleta si nje lëvizje ekologjike përmes ajrit të detit Adriatik.


Durrës dhjetor 2022


115 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page