top of page

Mozaik pa ngjyra



Astrit Lulushi


Ecja mbrapa duhet filluar për të gjetur daljen e humbur nga rruga ku jemi futur. Rrënimi i diktaturës na hodhi në kaos duke na shpërndarë në të gjitha drejtimet, dhe kur copat rranë e zunë vend u pa se ishin mbeturina nga regjimi i vjetër më së shumti. Udhëheqësit që zgjedhim nuk e meritojnë dhe aq më pak i meritojmë. Ata janë të lidhur aq shumë me të kaluarën sa që ecin dhe kokën e mbajnë të kthyer prapa. Shtylla kripe u bëfshin. Arsyet janë të ndryshme, por rezultati është i njējtë i zi mbizotëruar nga korrupsioni, zhvatja, mendësia e gabuar. Atëherë ç’na duhen? Pse i bëjmë varrin vetes, duke i besuar të ardhmen tonë atyre? Ne nuk jemi të paaftë, vetëm na kanë mësuar të jemi dembelë në të menduar. Le të çmësohemi, t’u heqim të drejtën për t’na sunduar. Kërkon ta bëjë Shqipërinë dorace - “nëse vota vidhet, do t’u presë dorën”. Do të ishte më mirë të pastrohet mendja, sepse dora e prerë nuk rritet. “Preferoj të jem injorant sesa i mençur në parandjenjën e së keqes”, thotë Eskili.

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page