top of page

MOTIVE MARTANESHI


Qazim Shehu

MOTIVE MARTANESHI

1.

Legjendat ,gulshe të jetës,

Me zjarrmi, gjer sot ka pasur,

Por legjenda e shpërthimit të minave

Na asnjë gojëdhanë s`është hasur.


Ka pasur shpella të tmerrshme

Shembur nga tërmetet,

Tani në zemër të maleve

Afrohen tunelet.


Nga liqen i Ohrit, ujërat

Vijnë gjer në lagjen Peshk,

I mbështetur si mbi supe vuajtjesh

Mali kryet në diell rreshk….


Dhe pati legjenda për hakmarrje

Kafka zbuluar prej plorësh,

Tani legjendat e reja në përballje

Zbukurohen me vëllazëri minatorësh….

2

Janë ngjitur gjeologët këtej

Gurëve memecë plot shkëlqim

Kromi mbi sipërfaqe shkëlqen

Pa kërkuar mundim.


Në tëmthat e maleve të thinjura

Fryn erë e shkencës

Lëngu i bimëve në lëndina

Rrjedh në dejet e zemrës.


Dhe rrëpirave të ngushta

Ku ecnin dikur kreshnikët

Ngrihet një pyll me hekura

Të centraleve elektrikë…


Në imazhin e pishave të prera

Në rrëpirat e djegura për mizori,

Më duket se rri përhera

Meraku i Isuf Plloçit plot dhimbsuri….

3.

Kronikën e lashtë të historisë,Martanesh

E lexon në ajrin e pastër,

Në luginat e arat që fshihen kur i sheh

Sikur relievi yt lëviz me dashje….


Sa sheh një shtëpi, një kodër fsheh

Një pamje tjetër po me shtëpi,

Kur fshihet e para, tjetra del

Me të njëjtën bukuri….

+++

Erdha në shpellën e Ballem Sulltanit

Të vendos një lule,

Për ndashuri ndaj shenjëtorit

Me përkushtim përulem….


Dikur këtë shpellë, të pafetë

E synonin për tunel ushtrie,

Por shenjëtori me fuqinë e vet

Dritat në duar ua fikte….

++++

Kullë e Pashës rindërtuar

Nga Baba Hysniu fisnik,

Përballë Vendit të Bekuar

Me bardhësi ndrit.


Kur Kara Mahmuti erdhi

E u vendos këtu,

Shuplakë stuhie u bë gjethi

Ushtrinë ia përplasi kuturu…


I penduar Pashai dinak

E nisi dashin pa njeri,

Në këtë vend dashi u ndal

Vuri nën thikë qafën e tij….

+++

Kompleksi i Teqes oaz paqësor

Fton këtu për të kuptuar

Edhe nëse ke ndonjë mendim djallëzor

Para portës së këtij Vendi duhet prapësuar…

++++

Baba Hysen Mali themeltar

Dhe i madhi Baba Jashar,

E bëjnë këtë vend behar

Edhe në janar…


Fort të Ndritshmit Baballarë

Baba Selim,Baba Hajdar,

Në zemra njerëzish mbollën ar

Me ashk të zemrës-qelibar.

+++

Sot i kujtoj të gjithë ata

Myhibë, besimtarë e dorli,

Që ngritën këtë Vend sa më lart

Dhe Vendi u jep shëndet e dashuri…

28 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page